Kanabisi vë në pranga një kryekomunar
Në vazhdim të operacioneve të njëpasnjëshme të koduar sipas rastit "Era e Jugut", "Hija e Lisit" dhe "Asgjësimi" të fokusuar në veprime për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, për herë të parë në Përmet nga policia janë arrestuar dy drejtues të pushtetit vendor në nivel komune. Agjentët dhe specialistët e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, të mbështetur nga forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, rreth orës 17:30 të së enjtes, në një operacion të përbashkët organizuar në disa fshatra të Komunën malore të Frashërit të Rrethit të Përmetit kanë lokalizuar një numër të madh parcelash të mbjella me bimë narkotike në territore publike dhe për herë të parë kanë prangosur dy përfaqësues të pushtetit vendor, duke u referuar në nenin 10/1 të ligjit Nr. 7975, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", i cili detyron me ligj drejtuesit vendorë të japin informacion në organet e policisë për kultivim të këtyre bimëve në territoret e njësive të qeverisjes vendore që ata kanë në administrim.
Burime të drejtorisë së policisë së qarkut bënë të ditur se në këtë operacion, që përfshiu disa fshatra në një zonë të thellë malore, që ka nisur në orët e para të së premtes dhe që ka vazhduar gjithë ditën, deri në orët e mbrëmjes, nga forcat e përfshira në operacion, në fshatin Miçan të Komunës Frashër të Rrethit të Përmetit, shumë pranë banesave, por edhe në rrethina të këtij fshati, janë evidentuar 14 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Zëdhënësi i policisë bëri të ditur se në këto parcela, numri i bimëve të kultivuara varionte nga 40 deri në 300 bimë dhe gjendja e bimëve ishte aq e mirë sa që përmasat e rritjes së tyre varionin nga një metër deri në 4 metra të larta.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale nga agjentët dhe specialistët, forcat e policisë të përfshira në operacion kanë nisur procesin e njohur të shkuljes e prerjes së bimëve narkotike dhe më pas i kanë asgjësuar me djegie. Për disa orë pune të lodhshme, policët kanë mundur që nga 14 parcelat e zbuluara të asgjësojnë me djegie rreth 1114 rrënjë bimë narkotike të mbjella në Miçan.
Krahas asgjësimit, agjentët e policisë, të bazuar në ligjin nr. 7975, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", ku sipas nenit 10/1 të tij drejtuesit e pushteti vendor janë të detyruar të japin informacion për rastet e kultivimit të këtyre bimëve në territoret që ata mbulojnë, janë vënë në kërkim të kryetarit të Komunës Frashër, Tomor Kotrorri, dhe të kryeplakut të fshatit Miçan, Faslli Canka. Sipas një komunikate të publikuar nga zëdhënësi i policisë, kur operacioni në terren ishte ende në kulmin e tij, agjentët e policisë kanë disponuar prova të plota se të dy të sipërpërmendurit kanë pasur dijeni për parcelat e kultivuara, por nuk kanë dhënë asnjë informacion për kultivimin e bimëve narkotike të mbjella në Miçan. Sipas të njëjtit burim nga autoritetet e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, dy drejtuesve të pushtetit vendor në Frashër u është kërkuar informacion për këtë problem me shkesën zyrtare me nr. 1952, datë 11.07.2009, por ata nuk kanë dhënë informacion për verifikimin e situatës së kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor që përfshihet në administrimin e tyre.
"Për këtë arsye, nga ana e specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Tomor Kotorri, i datëlindjes 1961, lindur dhe banues në fshatin Kreshovë të Komunës Frashër të Rrethit Përmet, me detyrë kryetar i kësaj komune. Arrestimi është bërë për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës‘ dhe "moskallëzimit të krimit‘", parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal", thuhet në komunikatën e policisë. Sipas kësaj komunikate është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Faslli Canka, i datëlindjes 1942, lindur dhe banues në fshatin Miçan të Komunës Frashër të Rrethit Përmet, aktualisht kryeplak i fshatit Miçan. Kryeplaku akuzohet nga policia për kryerjen e veprës penale të "kultivimit të bimëve narkotike", pasi sikurse theksohet në njoftimin e policisë "...në momentin e konstatimit të këtyre parcelave nga ana e policisë, në afërsi të tyre është gjetur kryeplaku i fshatit Miçan, shtetasi Faslli Canka". Kryeplaku akuzohet edhe për veprën penale të "moskallëzimit të krimit", parashikuar nga nenet 284 dhe 300 të Kodit Penal.
Edhe pas arrestimit të kryeplakut dhe kryetarit të komunës, nga ana e policisë ka vazhduar operacioni për identifikimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë që dyshohet se mund të jenë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në këtë fshat, si dhe për evidentimin e parcelave të tjera të mundshme të kultivuara me bimë narkotike në Miçan dhe në fshatra të tjerë të komunës, që pothuajse është shpopulluar plotësisht nga banorët. Dosjet me të dhënat e hetimeve të para dhe provave materiale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Kësisoj, për herë të parë, agjentët dhe specialistët e policisë, pas një operacioni antikanabis kanë prangosur dy përfaqësues të pushtetit vendor, duke u referuar në nenin 10/1 të ligjit të kontestuar dhe debatuar gjatë "për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", që i detyron drejtuesit e qeverisjes vendore të japin informacion në organet e policisë për kultivim të këtyre bimëve në territoret e njësive të qeverisjes vendore që ata kanë në administrim.