Brazili dhe revolucioni i femrës
Një helikopter policie "gërvisht"
qiellin e Rios dhe tytat e dy
snajperëve janë vendosur në
të dy anët e dritareve. Poshtë
duket qyteti i vogël i Morro da Mineira.
Aty situata është shumë e rëndë. Ka dy
të vrarë, njerëz të armatosur përreth dhe
sigurisht, shumë të tjerë të fshehur dhe
mes gjithë këtij rebusi policor ndodhet
inspektori Santos de Mello, anëtar i
njësisë së famshme anti-armë, që njihet
më mirë si DRAE. Është mesditë, në
veri të Rios, një tjetër ditë e vështirë në
frontin me adrenalinë të lartë të luftës së
drogës. Gjithçka duket shumë normale,
veç një detaji jo fort të parëndësishëm,
madje një detaji që bën diferencën në të
gjithë këtë tablo të egër prej bote maços.
Santos de Mello nuk është burrë, siç janë
rëndom persona në poste të tilla, por një
grua, një grua që nuk përbën aspak një
rast të rrallë e të veçuar. Ajo është vetëm
njëra nga dhjetëra gratë, dhe ky numër
sa vjen e rritet përditë, që bëjnë pjesë në
skuadra të cilat përballen me rrezikun
më të madh në lagjet e vështira ku bëhen
tregtitë e drogës. Ato nuk qëndrojnë më
nëpër tryeza, por janë futur në llogore,
në zemër të konfliktit të drogës dhe
synojnë që të ndryshojnë një situatë që
prej vitesh ndodhet në një gjendje statuskuoje.
"Kam dashur që të jem police që
kur isha 5 vjeç. Është ëndrra ime e fëmijërisë
dhe jam shumë e lumtur që më
në fund këtë ëndërr e kam bërë realitet",
thotë inspektorja 32-vjeçare. Ajo ka një
uniformë të zakonshme dhe një pistoletë
40 milimetërshe "Taurus". Njësia që ajo
drejton përfshihet rregullisht në betejat
më të ashpra të lagjeve periferike dhe
kundërshtarët e kësaj njësie janë njerëz
të droguar, trafi kantë të fuqishëm armësh,
që nuk të falin e nuk mendohen
dy herë t‘u marrin jetën atyre që guxojnë
t‘u prishin biznesin fi timprurës. Në fakt,
në zonat e rrezikshme pakkush guxon
të futet dhe në shtyp ato krahasohen
me "luginat e vdekjes" në të cilat ata që
hyjnë nuk dalin të gjallë. Në një vend ku
polici është konsideruar gjithmonë një
punë vetëm për meshkuj, veçanërisht
polici që gjurmon trafi kantët e drogës, ai
që ndodhet përditë në një luftë të përgjakshme
e të pafund, prania e femrave
është një risi e madhe. Një detyrë e tillë
mund të bëhet vetëm nga njerëz të fortë,
të stërvitur fi zikisht dhe psikologjikisht
që janë njëherazi edhe gjakftohtë edhe
të vendosur për detyrën që kanë. Sigurisht,
kjo puna e meshkujve vlen deri
pak kohë më parë, sepse shumë femra
të guximshme kanë nisur që të merren
me detyrën e vështirë. Në fakt, fenomeni
i dominimit të femrave nuk kufi zohet
vetëm në polici, por edhe në fusha të
tjera, në pozicione që dikur u kanë
përkitur meshkujve dhe vetëm atyre.
"Ndoshta unë do të jem shefi i fundit i
policisë së Rios, si mashkull e kam fjalën",
thotë Alan Turnovski, kreu i policisë civile
të Rios. Ai e thotë këtë me një ndjenjë
humori, por që përmban edhe një të
vërtetë të madhe. Muajt e fundit një
numër i madh femrash kanë zënë vende
kryesore në drejtimin e sektorëve më të
rëndësishëm të policisë dhe madje edhe
shërbimeve sekrete. Mes grave që janë
promovuar në rangjet e larta të hierarkisë
së policisë është edhe Marcia Beck, një
35-vjeçare, nënë e një fëmije që është
bërë shefja e re e policisë në muajin prill
dhe që e përshkruan veten si një grua
të zakonshme, bashkëshorte, shtëpiake
dhe mbi të gjitha nënë, që ka zgjedhur
një profesion të vështirë, por ama për
të cilin e di se është ai që bën për të. Një
ditë pasi e mori postin, ajo bëri shaka me
ofi cerët e saj, duke u thënë se tani do t‘ua
ndërronte ngjyrën uniformave nga blu
në rozë. Në fakt, është një lloj karriere
që është tradicionalisht e dominuar nga
meshkujt, por prania e grave është duke e
ndryshuar këtë realitet. Nga shumëkush,
ky shihet si një ndryshim pozitiv. Sipas
një studimi të botuar vitin e shkuar më
parë, pra përfshirjen e grave vetëm 6.9%
e popullsisë kishte besim te policia antidrogë
e Rios, ndërkohë që me futjen
e grave në postet drejtuese kjo përqindje
ka shkuar në 9.2%. I ashtuquajturi
revolucioni femëror në Brazil nuk është
lokalizuar vetëm në fushën e policisë dhe
të forcave të rendit. Një numër gjithnjë e
më i madh grash po zë vende drejtuese
dhe të rëndësishme komanduese në biznes,
mjekësi, diplomaci dhe në fusha të
tjera. Ndërsa politikanet femra mbeten
ende të pakta. Nga 81 senatorë vetëm
10 prej tyre janë gra, por pak nga pak
edhe në politikë ka nisur të dëgjohet
zëri i grave. Në vitin 2002, Brazili bëri
një ndryshim nga tradita duke zgjedhur
Luiz Inacio Lula da Silva si Presidentin
e parë që vinte nga klasa punëtore.
Vitin e ardhshëm ky vend mund të
ketë një femër si presidente. Ajo është
Dilma Rousseff, një ish-guerilase e
majtë që është aktualisht shefja e
stafit e Presidentit dhe sipas shumë
gjasave zgjedhja e tij për presidente të
ardhshme. Por gjithë ky ndryshim nuk
ka ardhur menjëherë, lehtësisht dhe
nuk po ndodh pa shumë vështirësi e
përplasje. Bëhet fjalë për një ndryshim
epokal, por çdo vështirësi ia vlen, sepse
vendosja e balancës mes gjinive do të
sjellë balancë edhe në vetë jetën dhe
veprimet e njerëzve, që në një botë të
dominuar nga meshkujt tentojnë të
jenë më të prirur nga dhuna.