“Rruga - perspektivë zhvillimi ekonomik i Shqipërisë”
28/05/2009 Kryetarja e Kuvendit vizion rrugën Rrëshen–Kalimash
Kryetarja e Kuvendit, e shoqëruar nga banore dhe banorë të Rrëshenit, ka parë nga afër punimet në aksin rrugor Rrëshen–Kalimash, ku u takua edhe me drejtuesit e këtij projekti, me të cilët bisedoi mbi ecurinë e punimeve. Ajo e ka cilësuar këtë rrugë si një mrekulli infrastrukturore dhe si një projekt kolos. “Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kolos më të madh infrastrukturor. Është një gjigant, që bashkon kombin tonë, një gjigant me një perspektivë zhvillimi ekonomik për Shqipërinë, i porteve të rajonit, për të cilin nuk gjej dot fjalë për ta përcaktuar realisht. Në gjithë këtë bukuri ajo që të bën përshtypje është se, pavarësisht nga përpjekjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me helmin që hedh, me llumin që përpiqet të lëshojë, me duart që i ka bërë gjithë baltë, sepse hedh vetëm baltë çdo ditë mbi këtë rrugë, mbi rrugën e bregut, mbi rrugët e tjera, më vjen në mend fjala se “balta në shkëmb nuk xen”, - tha ajo. Menaxheri i projektit, Majkëll Suinford, e vlerësoi si projektin më domethënës ndërtimin e kësaj rruge, që sipas tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare. “Pa pjesëmarrjen e saj 100 % ne nuk do të kishim përfunduar atë që kemi bërë këta 2 vjet”, - tha ai. Rruga Durrës–Kukës përbëhet nga 170 kilometra autostradë me 2 tunele me nga 5.5 kilometra secili, 27 ura, më e gjata 360 metra dhe më e larta 80 metra.