Kryebashkiaku i LSI-së shkon te PS-ja
28/05/2009 Eksodi politik
Një eksod i vërtetë politik është regjistruar pasditen e sotme nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste. Kryetari i Bashkisë së Lushnjës Albert Sanxhaku është larguar nga partia e Ilir Metës për t’u bashkuar me atë të Edi Ramës.
Gjurmët e tij i ka ndjekur edhe kryetari i degës së LSI-së në Lushnjë Vladimir Hajdari.
Lëvizjen e tyre dy politikanët e kanë argumentuar me faktin se dega e Lushnjës nuk është përfaqësuar siç duhet te kjo parti. Gjithashtu LSI-ja është braktisur edhe nga kandidatja e kësaj partie në Fier Rudina Jupe, e cila i është bashkangjitur PS-së. Fenomeni i rrjedhjes së eksponentëve është i pranishëm në çdo prag fushate, sidomos kur bëhen prezente listat e deputetëve. Dy partitë e majta, PS-ja dhe LSI-ja, duket se e kanë kthyer në ritual rrjedhjen e anëtarëve sa te njëra parti tek tjetra. Kjo ka ndikuar në një masë të madhe në zgjedhjet e vitit 2005, në zgjedhjet e vitit 2007 dhe po ndodh dhe tani.