Konflikt për pronën, xhaxhai vret nipin me armë zjarri, 3 plagosen
SHKODER – Një konflikt pronësie brenda fisit Murri në Shkodër ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë, 30-vjeçari Gjin Murri ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vukatanë, kur kushërinjtë janë konfliktuar dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë zjarri.
Sipas policisë, viktima Gjin Murri, është qëlluar me armë zjarri nga xhaxhai i tij Çesk Murri, i cili gjithashtu ka marrë disa plumba në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Dy të plagosurit e tjerë janë: Aleks Murri, vëllai i viktimës dhe Nik Murri, djali i Çesk Murrit.
Policia mbërriti në fshatin Vukatanë dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)