Konflikt zgjedhor, Asambleja Evropiane kundër Këshillit të Evropës
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka hyrë në konflikt me Këshillin e Ministrave të KE, për shkak të mosmarrëveshjeve me procedurat e zgjedhjeve të kandidaturave për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në takimin e 12 majit 2009, Komiteti i Ministrave vendosi të kalojë në Këshillin e Evropës një listë me vetëm dy kandidatë për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, me gjithë kërkesën nga Asambleja gjatë prillit 2009, për të zgjedhur mes katër kandidatësh. Dy kandidatët e eliminuar janë anëtarë të Asamblesë, konkretisht Luc Van Der Brande, kryetar i grupit të Qendrës së Djathtë të Partive Popullore Evropiane dhe Matyas Oersi, kryetar i grupit Liberal Demokrat të APKE. Për kandidatë janë përzgjedhur dy ish-kryeministra, ai i Polonisë dhe i Norvegjisë, të cilët kanë qenë për lobing edhe në Tiranë. Për arsye procedurale është ndërtuar një situatë konfliktuale mes Asamblesë dhe Komitetit. Arsyet janë ndryshimi i procedurave gjatë periudhës së miratimit të kandidaturave, miratimi i një rezolute nga zëvendësministrat, që kufizonin numrin e kandidaturave pa u konsultuar me Asamblenë, eliminimi i dy kandidatëve dhe paaftësia e Komitetit për ta argumentuar këtë. Përveç kësaj, lista e shkurtër me vetëm dy emra e privon Asamblenë për të zgjedhur, pasi që të dy kandidatët janë të të njëjtit orientim politik. Në këtë mënyrë, Komiteti i Lartë i BE, refuzon formën aktuale të kandidaturave nga Komiteti i Ministrave. Por shpreson që çështja të zgjidhet para zgjedhjeve të qershorit.