E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfliktet, dorëhiqet dekania Arta Musaraj

 

VLORE - Dekania e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë në Universitetin e Vlorës, Arta Musaraj, paraqiti dje dorëheqjen e parevokueshme. Ky vendim vjen pas peticionit të firmosur nga kolegët e saj, për të mos u pranuar më në radhët e stafit akademik të UV-së. Ajo refuzoi në këtë mënyrë edhe vendimin e Ministrisë së Arsimit, e cila nuk miratoi kërkesën e rektoratit për heqjen e saj nga puna. Rektorati, me një vendim të këshillit të etikës së datës 21 nëntor 2008, hoqi nga puna Arta Musarajn. Por ministria, me një vendim të datës 21 dhjetor 2008, e riktheu atë në detyrë. Në të njëjtën ditë. 100 pedagogë të UV-së bënë një mbledhje të jashtëzakonshme duke i kërkuar Ministrisë së Arsimit rishikimin e këtij vendimi. Peticionit të senatit i parapriu dhe paralajmërimi i dorëheqjes së rektorit Tanush Shaskaj nëse Musaraj, pedagoge prej 10 vitesh, do të rikthehej në punë. Musaraj ishte një ndër pedagogët që e kundërshtoi më ashpër propozimin e tij për heqjen e “Ismail Qemalit” nga Universiteti.   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›