Çelik në vend të ushqimeve
Nikollaq Neranxi
Sapo afrohen festat e fundvitit, jo vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit presin diçka më shumë sesa çdo ditë tjetër. Edhe ata kërkojnë që “Babagjyshi” t’i “përkëdhelë” paksa në këtë prag ndërrimi vitesh. Pikërisht duke ditur tashmë këtë ekzigjencë, kudo në botë ka ulje çmimesh, oferta, por edhe angazhime qeverish për t’i dhënë mundësi gjithkujt të festojë gëzueshëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Mirëpo në Shqipëri dhjetori ngjan një muaj si të gjithë të tjerët. Me përjashtim të disa zbukurimeve modeste, asgjë nuk të lë të kuptosh se konsumatori këto ditë do të mund të ndjehet më i privilegjuar. Dhe me të drejtë pritet që vetë qeveria të ndërmerrte ndonjë iniciativë për t’ia bërë më të bukura festat shqiptarëve. Edhe pa zemër ta bënte, thjesht si një taktikë parazgjedhore, përsëri e pranueshme do të ishte për vetë efektin që do jepte në buxhetin familjar të gjithsecilit. Padyshim që qeveria nuk mund të ndërhyjë në politikat e çmimeve të sipërmarrjeve private, por me anë të ligjeve të miratuara në Parlament dhe me fuqinë e kartonit të maxhorancës, diçka mund të bënte. Ja t’ju jap një fakt që është sa irritues aq edhe zhgënjyes. Në seancën e të hënës, Parlamenti miratoi ndryshimin e ligjit 9981, datë 08.09.2008 me propozim të ministrit të Financave. Ky propozim projektligji kishte të bënte me miratimin e niveleve të tarifës doganore për disa mallra importi. Nuk bëhet fjalë për produkte ushqimore të cilat dalin shumë shtrenjtë në treg, jo vetëm si pasojë e krizës globale që ka sjellë rritje të ndjeshme çmimesh, por edhe për faktin se referencat në dogana janë shpesh shumë më të larta sesa çmimet e tyre reale. Prandaj dhe me të drejtë po mendoja se kishte ardhur momenti që të merreshin disa masa për të lehtësuar sadopak konsumatorin nga këto çmime tejet të kripura. Por jo, “Babagjyshi” Berisha as këtë vit nuk e mori mundimin t’ju bëjë një dhuratë shqiptarëve, prej të cilëve pretendon të ketë sërish votën vitin që vjen. Në vend që të mendonte për produktet e shportës, konkretisht për sheqerin, miellin, lëndët e para për përgatitjen e bukës etj., të cilat kanë taksa doganore nga 10-15%, ai vendosi që tarifat doganore për çizmet e skive, lingotat prej çeliku, gozhdët, shufrat e bakrit etj., madje shumicën prej tyre e ul fare në zero. Nuk jam kundër heqjes së taksës doganore, pasi sa më lirë të dalin mallrat ne treg, në këtë vend ku pothuajse gjithçka importohet dhe fare pak prodhohet në vend, aq më shumë do të rritej cilësia e jetës së popullatës. Por ka një radhë dhe prioritetet e nevojat më emergjente janë ato tek të cilat duhet fokusuar vëmendja dhe puna e qeverisë. Nëse miratimi i një ligji në këtë prag ndërrimi vitesh, do iu thoshte shqiptarëve se ju do blini më shumë ushqime me më pak para, kjo do ishte dhurata më e bukur për ta. Nuk kam asgjë kundër gozhdëve, lingotave të çelikut e aq më pak kundër çizmeve të skive meqë sporti është pasioni im, madje gëzoj kur ulen tarifat doganore, por produktet e shportës janë emergjenca e radhës. Në projektligj thuhej se ratifikimi vjen si nevojë e përmbushjes së disa detyrimeve duke qenë se jemi anëtarë me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Tregtisë. Shumë e drejtë. Por ama kjo organizatë prestigjioze ka një objektiv kryesor të sajin për të gjithë anëtarët që aderojnë aty, i cili ka të bëjë me reduktimin e barrierave tarifore për çdo mall jo vetëm për ato që u ndryshuan në parlamentin tonë dy ditë më parë. Me këtë ligj ju të nderuar qeveritarë, u thoni shqiptarëve se me të vërtetë ngritëm referencat dhe detyrimet doganore të miellit dhe sheqerit me të cilat ju ushqeheni për ditë, por ama çelikun dhe gozhdët tani do t’i blini më lirë. Edhe po të kesh dashamirësinë më të madhe të mundshme për ta parë si pozitive këtë fakt, nuk ka sesi të mos mendosh se e gjitha kjo bëhet për interesat e vogla të ndonjë sipërmarrjeje me përkrahje të madhe nga maxhoranca në pushtet. Krijimi i monopoleve falë konkurrencës së pandershme nga kjo racë biznesmenësh, sot është një fakt më se evident. Ato kanë kohë që kanë ngritur flamurët blu me të cilët na thonë se janë imunë në aktivitetin e tyre për sa kohë qeveria i përkrah dhe i stimulon, madje bën dhe ligje në favor të tyre. Natyrshëm në këtë rast lind pyetja: meqë pas miratimit të këtij ligji, disa materiale ndërtimi do të dalin më lirë në treg, a do të reflektohet e gjitha kjo në çmimet e ndërtimeve të cilat sot janë tejet të larta? Pra e thënë ndryshe, a do ta blejmë ne nesër metrin katror më lirë pasi tani gozhdët, hekuri, tubat, shufrat etj., do të kenë çmime më të ulëta? Nuk e besoj. Kjo analizë më bën të mendoj se ligji shërben vetëm për të pasuruar ata njerëz që janë pranë jush dhe që me siguri do të jenë suporti juaj kryesor në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë sot, në këtë prag ndërrimi vitesh, ju i thoni popullit: “Hani gozhdë dhe çelik se ata janë më të lira sot, sepse ne duam të pasurohemi”. Duket sikur përsëritet historia, ashtu si në kohën e diktaturës, kur Enver Hoxha bënte thirrje që do hamë edhe bar, por parimet nuk i shkelim. Pasi në thelb edhe çeliku juaj, edhe bari i Enverit, iu servirej shqiptarëve në tavolinat e tyre, vetëm e vetëm që udhëheqësit e tyre ta mbajnë pushtetin me çdo kusht dhe sa më gjatë. Por falë Zotit, sot nuk jemi më në diktaturë dhe shqiptarët e dinë mirë se demokracia e pandriçuar që ju keni ndërtuar, është edhe më e keqe se diktatura e ‘ndriçuar’ që mbretëroi për 50 vite ndër ne. Ashtu siç e dinë se ata, sot. në ndryshim nga dje, kanë mundësi të vendosin vetë për fatin e tyre i cili duhet të jetë veçse një demokraci e ndriçuar, në të mirë të të gjithë komunitetit.