Konfliktet e pronësisë, 300 dosje në gjykatë
Autori i Lajmit: red.
Konfliktet e pronësisë arrijnë në shifra rekord në kryeqytet. Mosmarrëveshjet për të drejtën e pronës kanë çuar në dyert e gjykatës 300 dosje gjatë muajve të parë të këtij viti. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet e shumta për të drejtën mbi pronën duket se palët në konflikt kanë zgjedhur t u drejtohen togave të zeza. Dosjet janë depozituar në Gjykatën e Tiranës. Burime zyrtare nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se paditë me objekt pronën janë depozituar pranë sekretarisë së këtij institucioni gjatë këtij viti. Në kërkesëpaditë civile me pretendime mbi pronësinë, palë e paditur janë pjesëtarë të një familjeje ose individë me shtetin, por ka dhe disa raste kur konflikti shfaqet mes personave fizikë dhe kompanive private. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se si palë në proces në një numër të konsiderueshëm padish është dhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave si dhe institucione të tjera shtetërore.
Proceset
Për të zgjidhur një konflikt pronësie në gjykatë duhet të paktën një vit. Paditë e depozituara kanë si palë në proces persona të një trungu familjar. Mungesa e përsëritur e palës së paditur mban peng proceset dhe janë shqyrtuar një pjesë shumë e vogël e tyre. Sipas të njëjtave burime, si palë në proces në këto padi, në një numër të konsiderueshëm rastesh paraqiten dhe institucione shtetërore. Kështu, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, Komisioni i Kthimit të Pronave, KKK Pronave ish-pronarëve, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë apo Bashkia e Tiranës, janë institucionet që janë paditur më shpesh në gjykatë nga persona fizikë e juridikë si dhe nga kompani të ndryshme.
Institucionet
Burimet nga gjyqësori konfirmojnë se gati në 90 për qind të rasteve institucionet e lartpërmendura janë paditur në gjykatë nga individë, të cilët pretendojnë se janë kryer parregullsi me pronat e tyre. Pala paditëse pretendon kthimin e pronës ose kompensimin e saj në vlerë monetare. Në rastet e shqyrtuara nga togat e zeza janë pranuar shumë padi duke i dhënë të drejtë palës paditëse, por dhe pas vendimit të gjykatës, shumë persona të shpallur si fitues të gjyqit nuk kanë mundur t u kthehen pronat apo të marrin kompensim. Çështjet, ku si palë në proces janë institucionet shtetërore, janë dosje më të komplikuara si dhe kërkojnë një kohë më të gjatë, jo vetëm për gjykimin e tyre, por dhe për zbatimin e vendimit të gjykatës. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranës, bëhet e ditur se janë shqyrtuar dhe dosje me objekt pronësie midis çifteve të ndara. Numri i këtyre çështjeve është i konsiderueshëm, edhe pse janë pikërisht këto dosje që marrin më shpejt rrugën e zgjidhjes. Konflikti i pronësisë lind pas ndarjes së bashkëshortëve dhe caktimit të kujdestarisë mbi fëmijët. Në shumicën e dosjeve, personi që fiton kujdestarinë pretendon pjesën më të madhe të pronës, edhe pse ajo mund të jetë krijuar para martesës së çiftit. Ndërkohë që një vit më parë, në statistikat e Gjykatës së Tiranës janë shënuar plot 780 dosje me objekt gjykimi të drejtën mbi pronën.
Ligji
Procedurat për të rimarrë pronën
Personi që në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë ka fituar kundrejt shpërblimit me mirëbesim një send të luajtshëm, bëhet pronar i këtij sendi edhe sikur tjetërsuesi të mos ishte disponues i tij. Megjithatë, fituesi, qoftë edhe me mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur. Fituesi me mirëbesim bëhet pronar i monedhave dhe i letrave me vlerë tek prurësi, edhe sikur këto t i jenë vjedhur ose t i kenë humbur pronarit ose personit juridik publik. Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për sendet e luajtshme që janë të shënuara në regjistrat publikë. Prona fitohet e lirë nga të drejtat e tjetrit mbi sendin, në rast se këto të drejta nuk rrjedhin nga titulli dhe nga mirëbesimi i fituesit. Legjislacioni shqiptar parashikon që çështjet e pronësisë të zgjidhen nga nenet 149-231, të cilët parashikojnë se pronarit të sendit i takojnë frutat natyrore që prodhon sendi, përveç kur pronësia e tyre u është kaluar të tjerëve. Në këtë rast pronësia fitohet pasi frutat të jenë ndarë nga sendi. Personi që merr frutat, duhet që brenda vleftës së tyre të shpërblejë shpenzimet e bëra për prodhimin dhe vjeljen e tyre. Ndërkohë për të hapur një padi civile me objekt pronën zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të padisë që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Pronari është i lirë në përdorimin e sendit, pa dëmtuar të drejtat e personave të tjerë dhe brenda kufijve që caktohen nga ligji ose nga zakonet e mira. Ai nuk mund t u krijojë fqinjëve shqetësime të tilla si zhurma, dridhje, futje të tymit, nxehtësive, avujve ose përhapje të tjera të ngjashme, të pengojë gëzimin e pronave të tyre, duke ndryshuar rrjedhat, prurjet ose cilësinë e ujërave që rrjedhin në tokën e tij ose të ujërave nëntokësore, si dhe të përdorë ujërat që komunikojnë lirisht me ato të tokës së tjetrit, përveç kur këto shqetësime nuk kalojnë shkallën e zakonshme të tyre. Pronari gjatë ushtrimit të të drejtave të tij, detyrohet të marrë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit përreth.
Precedent
11 janar 2009
Një grindje për shkaqe pronësie ka përfunduar me plagosjen e një 33-vjeçari. Ngjarja ndodhi në fshatin Mjeshovë të Komunës Sinjë në rrethin e Beratit. Grindja e hershme për shkaqe pronësie midis dy bashkëfshatarëve ka shkuar deri në përdorimin e armëve dhe si pasojë ka ngelur i plagosur Hysni Sina. Sipas burimeve të policisë, Sina ishte grindur me disa të afërm të tij, për shkak të një prone, për të cilën kishin pretendime disa familje të të njëjtit fis. Pas debateve me fjalë, konflikti ka arritur deri në përdorimin e forcës dhe armëve dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 33-vjeçari. Ky i fundit është qëlluar me kallashnikov, por fatmirësisht plumbi e ka marrë në këmbë, duke mos i rrezikuar jetën.
26 janar 2009
Sherri për pronën ka përfunduar me të shtëna kallashnikovi në një fshat të Fierit. Policia arrestoi shtetasin Pëllumb Pulaj, 25 vjeç, banor i fshatit Shtyllas të Komunës Levan, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, pas një sherri për çështje pronësie. Sipas hetimeve, 25-vjeçari me një automatik Kallashnikov në dorë u është afruar shtetasve Sokol dhe Gazmir Prenushi, kushërinj me njëri-tjetrin dhe, pasi ka shtënë një herë në ajër, ka shtënë edhe në drejtim të dy personave, të cilët kanë marrë vrapin dhe kanë shpëtuar fatmirësisht pa plagë. Banorë të zonës, dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, kanë njoftuar menjëherë policinë e Fierit, e cila në më pak se një orë arriti të identifikonte dhe të arrestonte agresorin, i cili do të akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.
19 prill 2009
Vrasja ka ndodhur në mbikalimin e Shkozetit në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktimat janë Shaban Karabrahimi, 49 vjeç, dhe Sadik Laze, 27 vjeç. Sipas burimeve të policisë, mësohet se kjo vrasje ka ndodhur për arsye pronësie, ku thuhet se dy vëllezërit kanë debatuar me autorin, i cili kreu këtë vrasje të rëndë. Ndërsa viktima Sadik Laze, 27 vjeç, mendohet se nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, por ai ka qenë i pranishëm aty pranë dhe plumbat e kanë goditur duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është Kujtim Hasani. Sipas policisë, familja Hasani dhe Karabrahimi kanë qenë në konflikt pronësie, çka ka çuar edhe në këtë ngjarje të rëndë.
8 maj 2009
Një konflikt pronësie mes familjeve Murati dhe Uka në Tiranë, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur. Përplasjet kanë marrë fund në një përleshje me thika mes dy palëve në konflikt. Ngjarja ka ndodhur tek zona e Bërrylit, vetëm disa metra larg Komisariatit Nr.1, në Tiranë. Pëllumb Murati, bashkë me të birin, Ledio Murati, kanë shkuar për t u sqaruar me Kadri Ukën, me të cilin kishin një konflikt pronësie. Në debat e sipër gjendja është acaruar dhe mes tyre janë shkëmbyer fyerje, sharje dhe kërcënime nga më të ndryshmet, deri sa Ledio Murati ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur dy herë 55-vjeçarin Uka. Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq. Teksa tentonte të largonte djalin dhe t i mbushte mendjen, që të mos e kryente një veprim të tillë, Pëllumb Murati, i cili vuante nga zemra, nuk e ka përballuar dot tronditjen e rëndë dhe ka pësuar infarkt.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009