Sherr me thika, plagoset 17-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Dy adoleshentëve u ka shërbyer si motiv për zënkën me thika një shikim rastësor në një prej lokaleve në Tiranë. Sherri mes dy të rinjve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Klaudio H., 17 vjeç, është vënë nën hetim nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi në një lokal në periferi të Tiranës, ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tijin. Burime nga Policia e Tiranës thanë se sherri mes të rinjve ka nisur për shkaqe banale.
Konflikti
Dy adoleshentët kanë qenë duke ndenjur në të njëjtin lokal kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sipas policisë, autori i ngjarjes i është drejtuar viktimës së tij, duke i kërkuar shpjegim se pse po e shikonte. E në këtë moment ka ndodhur dhe acarimi mes dy adoleshentëve. Pasi kanë shkëmbyer të shara mes tyre, konflikti ka kaluar në përballje fizike. E gjatë këtij momenti, 17-vjeçari Klaudio H., ka nxjerrë një thikë që kishte me vete dhe ka goditur të riun. Ky i fundit është dërguar me shpejtësi në spital ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga spitali bënë të ditur se adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse duhet të qëndrojë disa ditë nën kujdesin e mjekëve.
Hetimet
Ndërkaq që është njoftuar policia, e në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të Komisariatit numër 4 dhe të Seksionit kundër Jetës dhe Shëndetit. Këta të fundit, pasi kanë bërë hetimet e para, kanë mundur të ndalojnë të dyshuarin për krimin dhe më pas e kanë marrë në pyetje për shkaqet. Burime nga policia bënë të ditur se uniformat blu, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, kanë vendosur që adoleshenti të hetohet në gjendje të lirë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ky lajm është publikuar: 20/10/2009