Konflikti, Topi: Të ruhet pavarësia e sistemit të drejtësisë
Ruajta e pavarësisë në sistemin gjyqësor, ka qenë sërish refreni i mesazhit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që ka dhënë dje gjatë prezantimit të kryetares së re të Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Pasi i ka uruar suksese në detyrën e re dhe pasi ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga Gjykata e Lartë, kreu i shtetit, Bamir Topi, u ka kujtuar anëtarëve të kësaj gjykate se pavarësia nuk realizohet vetëm me një fjalë goje. "Të krijohen të gjitha kushtet që ne, dita-ditës, të fitojmë betejën e pavarësimit dhe beteja e pavarësimit është konsolidim i institucioneve. E rëndësishme është që tendenca të jetë në progres dhe unë jam i bindur që secili nga ju e ka në vetvete tharmin e pavarësisë dhe këtë duhet të bëjmë pavarësi institucionale", është shprehur Presidenti Topi. Më tej, ai ka theksuar se "me kalimin e viteve, pushtetet duhet të ndahen, por të ndahen duke kooperuar dhe pastaj do të bëjmë të mundur realizimin e asaj ëndrre, për të cilën po punojnë të gjitha pushtetet, që të integrohemi sa më shpejt në familjen evropiane, në NATO". Për kreun e shtetit, reforma në drejtësi nuk është thjesht një fjali, por, sipas tij, kjo reformë ka një kuptim të thellë. "Reforma në drejtësi nuk është thjesht reformim i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, por është një sistem kompleks i realizimit të asaj që ne e konsiderojmë si momentin bazë të demokracisë së një vendi, garantimi i shtetit të së drejtës, garantimi i veprimtarisë tepër të rëndësishme të të gjithë sistemit gjyqësor", ka deklaruar Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Por, duke u ndalur te veprimtaria dhe roli i Gjykatës së Lartë, kreu i shtetit tha se me pushtetin gjyqësor, kemi parasysh që "reformimi në drejtësi presupozon garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, garantimin e të gjitha kushteve për një ekonomi tregu, e cila tenton çdo ditë të konsolidohet, garantimin e të drejtës së çdo qytetari për të pasur drejtësi në një vend të lirë dhe demokratik". Më tej, Presidenti ka theksuar se këto sfida janë sfida të vështira ndaj i ka kërkuar që "Gjykata e Lartë të punojë me shumë seriozitet, të zhvillojë aktivitetin e saj, jo thjesht në rutinën e punës së përditshme, por të jetë pjesëtare aktive për tërë këtë proces të reformimit të pushtetit të drejtësisë". Natyrisht, tha Topi, koha kërkon që bashkëpunimi të jetë serioz, të jetë intensiv, të jetë i matur. Duke pasur parasysh faktin se Kuvendi është në një proces debati për ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim reformimin e sistemit të drejtësisë. Presidenti Topi ka theksuar se "është e natyrshme që ligjet do të ndryshojnë, ligjet do të reformohen, por do të ketë gjithmonë një tendencë progresive të rritjes së performancës të institucioneve që vijnë nëpërmjet realizimit të ligjeve. Unë do të doja që ju të ishit aktivë, sepse Gjykata e Lartë ka një rëndësi të veçantë edhe brenda sistemit gjyqësor". Sepse, tha Topi, është Gjykata e Lartë ajo që gjykon e fundit, ajo që gjykon mbi bazën e korrektësisë së marrjes së një vendimi, ajo që gjykon mbi bazën e vendosjes në themel të parimeve të drejtësisë. Është shumë e rëndësishme për unifikimin e praktikave, por bashkë me vendimet e unifikuara, kërkohet nga ju që të ketë seriozitet të plotë në marrjen e vendimeve dhe cilësi.
Lohan nga Kukësi: Të ruhen principet për drejtësinë
Gjatë vizitës së tij dyditore në rajonin e Kukësit, për të parë nga afër investimet e KE, ambasadori Lohan nuk anashkaloi edhe një nga problemet më të mprehta të krejt viteve të tranzicionit, për të cilën u pyet nga "Shqip", atë të konfliktit të qeverisë me sistemin e drejtësisë në vend. Kohët e fundit debatet për këtë kanë përfshirë jo vetëm qeverinë dhe institucionet e drejtësisë, por edhe faktorët politikë në tërësi, si dhe opinionin e specializuar. Faktori ndërkombëtar i ka parë gjithashtu me shqetësim këto zhvillime, siç thotë edhe vetë zoti Lohan, në një përgjigje të gazetës "Shqip", lidhur me temën. Ambasadori i KE-së nënvizon përgjegjshmërinë që duhet të karakterizojë të dy kampet, në rastin tonë qeverinë në përpjekjet për të ndryshuar elemente të rëndësishëm të ligjit që rregullon funksionimin e organeve të drejtësisë, siç është gjyqësori apo prokuroria, dhe në anën tjetër vetë institucionet e drejtësisë. "Ka dy principe kryesore në pikëpamjen tonë për sa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë", tha Lohan, duke specifikuar si kryesore "përgjegjshmërinë organeve gjyqësore para një gjendjeje të tillë" të klimës së mosbesimit të krijuar në fushatën e ndryshimit të elementëve të rëndësishëm të ligjit, dhe së dyti, "pavarësia e plotë e gjyqësorit për sa i përket fushës së kompetencave të tyre". Ai la të kuptohet se KE nuk do të pajtohet me një "devijim" të mundshëm të principeve të shenjta të drejtësisë që, sipas tij, duhet të kihen parasysh nga të dy kampet. Por Lohan shtoi se "reforma në sistemin e drejtësisë përpiqet të balancojë këto dy principe", duke iu shmangur një komenti më të thellë lidhur me përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar edhe më shumë institucionet e quajtura si të pavarura nga politika, por të varura nga ligji dhe Kushtetuta.