Shehi: Pollo u lodh vetëm, ka nevojë për strehën e Berishës
Ish-deputeti dhe ish-anëtari i PD-së, Dashamir Shehi, ka komentuar lëvizjen më të fundit politike, Berisha-Pollo. Pakti për shkrirjen e PDR, erdhi si pasojë e lodhjes së kësaj partie dhe mungesës së ideve për të vazhduar më tej dhe nga mbështetja që ata gjetën në strehën e selisë blu për zgjedhjet e 2009-ës. Kështu është komentuar rikthimi i Genc Pollos në partinë që e futi atë në politikë, shumë vite më parë nga Dashamir Shehi. "Berisha, duke dashur ta kontrolloj gjithë oborrin e pushtetit, solli largimin e Pollos. Sot është më oportunist dhe pragmatist dhe kjo bën që të jetë më tolerantë për atë që i binden linjës së Berishës. U lodhën nga rruga për të mbrojtur idetë e veta dhe kthehen te strehëza, ku gjejnë mbështetje", tha ai. "Lufta" për Partinë Demokratike solli edhe urrejtjen Berisha-Pollo, që me kalimin e viteve është sfumuar dhe ka ulur dozat e tensionit. Ashtu siç e deklaroi edhe Kryeministri Berisha, një ditë më parë, që është koha për bashkime dhe jo për divorce, të tjerë aleatë të PD-së janë duke menduar idenë e bashkimit me partinë më të madhe në vend. Kodi i ri elektoral dhe frika për të mos qenë jashtë sallës së Kuvendit, pas zgjedhjeve të 2009-ës, ka bërë që Pollo dhe Shehu të mos mendohen dy herë, por të shkrijnë partinë dhe të anëtarësojnë demokratë reformatorë në Partinë Demokratike.
Në mars të vitit 1997, në kulmin e krizës politike në Shqipëri, nga dera e selisë së Partisë Demokratike 16 anëtarë ministra, ish-ministra, deputetë dhe anëtarë të Kryesisë deklaruan divorcin me Berishën dhe Partinë Demokratike. Dashamir Shehi, në atë kohë anëtarë i Kryesisë, publikon arsyet pse 16 njerëzit, që themeluan Partinë Demokratike, i thanë "Jo" Berishës.
"Berisha, duke dashur të kontrollojë të gjithë oborrin e pushtetit të vet, dëmi që u shkaktua ishte tek e djathta dhe jo te vetë Berishës", tha kreu i LZHK-së, Shehi.
Pas 11 vitesh, ish-zëvendëskryeministri Shehi dhe një prej themeluesve të PD-së, i qëndron idesë se kryetari që drejton PD-në, Berisha, që nga krijimi i saj nuk ka ndryshuar në konceptin e tij të drejtimit, por vetëm ka shtuar dozat e tij të pragmatizmit. Më shumë sesa justifikim të vendimit për shkrirjen në një të dy partive, dikur sulmuese të njëra-tjetrës, Shehi argumenton së Berisha po mbledh votat që ndau në vitin 2005.
"Gjykoj se sot Berisha është më oportunist dhe kjo bën që ai të jetë më tolerant për ata, të cilët i binden linjës së tij dhe po ta shohim nuk kemi asgjë të re", tha më tej Shehi.