Konflikti i shoferit, shkak i vrasjes së deputetit
21/05/2009 Përcaktohet pista vendimtare. Ministri Nishani: Jemi shumë pranë zbardhjes
Ekspertët dalin në gjurmët e vërteta të konfliktit të vjetër, gati arrestimi
TIRANE- Deputeti i PS-së mund të jetë vrarë si pasojë e një konflikti, që ka pasur kohë më parë ish-shoferi i tij personal. Mendohet se disa vite më parë ish-shoferi personal i të ndjerit Fatmir Xhindi, ka aksidentuar me makinë një fëmijë. Pas kësaj ngjarjeje ai është arrestuar, por mendohet se me ndërhyrjen e deputetit Xhindi ai është lënë përsëri i lirë. Të nisur nga kjo situatë grupi hetimor ka hedhur dyshime se ekzekutimi i deputetit Xhindit mund të jetë kryer në shenjë hakmarrjeje, nga të afërmit e fëmijës. Mirëpo deri tani për këtë dyshim nuk është gjendur asnjë provë, por organi i akuzës çdo ditë e më tepër vazhdon verifikimet në teren si dhe rrugë të tjera për të arritur në gjurmët autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë që dje ekspertët më të mirë të Krimeve të Rënda kanë shkuar përsëri në qytetin e Fierit, ku kanë marrë në pyetje dy xhaxhallarët e të ndjerit Fatmir Xhindi si dhe disa persona të tjerë që mendohet se kanë dijeni mbi ngjarjen. Përpara hetuesve ata kanë treguar të gjithë lidhjet e nipit të tyre si dhe aktivitetin politik të tij në zonën e Roskovecit. Xhaxhallarët e 49-vjeçarit kanë hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë se ish-deputeti mund të jetë vrarë si pasojë e ndonjë konflikti personal apo pronësie. Në të njëjtën kohë gjatë dëshmisë ata nuk kanë dhënë asnjë detaj konkret, që mund të çonte ekspertët e Prokurorisë dhe policisë në identifikimin e autorit të vrasjes. Ndërkohë që burimet pranë grupit hetimor të kësaj ngjarje thanë se në ditët në vazhdim pritet të marrin deklarimet e njërit prej djemve të të ndjerit Fatmir Xhindi, i cili pas ceremonisë së varrimit të babait është larguar në Rumani, shtet në të cilin ai ndjek studimet e larta.
Reagon Nishani
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka deklaruar se hetimet rreth vrasjes së deputetit po ecin me shpejtësi të konsiderueshme. Reagimi i ministrit Nishani erdhi pas akuzave të familjareve të deputetit të ndjerë Xhindi, të cilët akuzuan strukturat shtetërore se po mbajnë peng hetimet për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Nishani tha se kanë ndodhur zhvillime esenciale lidhur me ngjarjen dhe se aktualisht strukturat e hetimit po punojnë në pista konkrete. Ministri Nishani tha gjithashtu se kjo ngjarje është e një cilësie të veçantë dhe kërkon kohën e duhur për t’u zbardhur ndërsa garantoi familjarët dhe opinionin publik se autorët do të vihen para drejtësisë dhe do të marrin ndëshkimin e merituar. Më parë të afërm të deputetit të PS-së u shprehen se kur kanë kaluar 19 ditë shteti po shfaq paaftësi totale në zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Me gjithë përkushtimin e madh të të gjitha strukturave të hetimit të krimit, aktualisht vazhdon të mbetet mister identiteti i personit që vrau në datën 2 maj me 6 plumba kallashnikovi të ndjerin Fatmir Xhindi.
Reagon e shoqja e deputetit, flasin të afërmit
“Nuk më zë gjumi natën, dua drejtësi”
FIER- Tri javë pas vrasjes misterioze të deputetit socialist Fatmir Xhindi, familjarët e tij kanë vendosur të thyejnë heshtjen. Bashkëshortja e deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi, Xhemilja, tha se “Nuk kam folur sepse nuk e kam parë të udhës. Kam pasur besim tek organet kompetente dhe ua kam lënë në dorë atyre që ta zgjidhin këtë mister. Por po shoh sesi ka marrë kjo rrjedhë e gjërave. Një ngjarje kaq e rëndësishme, që nuk më lë të fle natën, kalohet kaq lehtë. Dua t’i kërkoj me ngulm drejtësisë që të zbardh ngjarjen sa më shpejt se nuk duroj dot më. Nuk mund të vazhdoj të hesht. Kam heshtur gjithë këto ditë duke e besuar me të vërtetë zbardhjen e ngjarjes tek drejtësia dhe organet kompetente, por tani që e shoh që po kalohet si ngjarje e dorës së dytë, nuk mund të hesht. Të kërkoj drejtësi kam të drejtë. Këtë të drejtë ma jep të qenit grua e Fatmirit, të qenit nëna e tre djemve që kërkojnë dhe presin me sytë nga drejtësia dhe të qenit pjesë e një familjeje të ndershme që në asnjë moment nuk I ka bërë keq askujt”. Ndërkaq i kontaktuar në telefon vëllai i deputetit Fatmir Xhindi, Iliri, ka treguar se janë të gjithë më se të fyer nga kjo ngjarje e pazbuluar. “Një vrasje që ka viktimë një përfaqësues Parlamenti dhe uniformat blu apo organi i akuzës nuk merr masa. Kërkojmë reagimin e organeve kompetente dhe zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes. I kemi të drejtuar sytë dhe veshët nga drejtësia, për zbulimin e rrethanave, arsyes dhe autorit, prandaj kemi mbetur të befasuar nga kjo situatë e pushtuar vetme nga heshtja”, ka vijuar Iliri.