Ulja e normës bazë të kredive i shërbeu bankave
21/05/2009 Banka e Shqipërisë: Bankat kanë treguar kujdes në dhënien e kredive
Efektet e krizës globale kanë rënduar xhepat e kredimarrësve në valutë
Bankat rritën normat e interesit të kredive për të përballuar çdo të papritur negative në këtë periudhë të krizës ekonomike. Madje, lëvizja e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit funksionoi vetëm për të lehtësuar kredimarrjen e bankave, por jo të konsumatorëve. Në fillim të këtij viti Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit duke e çuar në 5,75 për qind. Një veprim i tillë shërbeu vetëm për të sjellë norma interesi të ulëta vetëm për bankat e nivelit të dytë. Kjo është një nga format se si bankat e nivelit të dytë reaguan për të pasur situatë të shëndetshme financiare duke rënduar konsumatorët dhe bizneset. Ekspertë të Bankës së Shqipërisë shprehen se interesi i kredive dhe rreziku i moskthimit të kredive nuk varet vetëm nga ky institucion, por dhe faktorë të tjerë në treg. “Normat e interesit të tregut ndërkombëtar, që i korrespondojnë afatit të shkurtër të maturimit, e kanë ndjekur lëvizjen e normës bazë të interesit. Pra, bankat janë më të besuara për të akredituar njëra-tjetrën dhe për të marrë hua nga njëra-tjetra. Ndërsa, për afatin e gjatë të mautirmit, ajo që është me të drejtë shqetësim për ekonominë, është vënë re një rritje e normës së interesit të kredive”, shprehet Drejtori i Politikës Monetare pranë BSH-së, Erald Themeli. Qytetarët dhe bizneset do të mund të shpresojnë sërish për kredi më të lira vetëm atëherë kur shqetësimet dhe pasiguritë që mbart kriza financiare të jenë zbutur. “Kjo shpjegohet me një ndërgjegjësimin më të lartë, që kanë bankat për treguesit e tyre të likuiditetit, të cilat bankat ia kanë përcjellë ekonomisë, në formën e normave më të larta të interesit dhe së fundmi me një ndërgjegjësim më të lartë, që kanë bankat në lidhje me ngadalësimin që pritet të ketë ekonomia, gjatë vitit 2009, i cili reflektohet në një kujdes më të madh të tyre në dhënien e kredive”, sqaron ndër të tjera Themeli.
Interesat
Normat e interesave të kredive kanë arritur majat në muajt e parë të këtij viti, ku për disa lloje kredish ato gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër zhvlerësimi i lekut ndaj euros ka rënduar këstet mujore të kredive që duhet të paguajnë qytetarët. Sipas specialistit të BSH-së, problemi më i madh i ekonomisë shqiptare në këtë kohë është ecuria e likuiditetit në tregun bankar. Kjo ecuri e likuiditetit do të koinçidojë në një masë të madhe ecurinë e normave të interesit që bankat aplikojnë për aktivitetin e tyre kreditues.