Konflikti me bashkinë, ngujohen familjet në Sharrë
"Lironi shtëpitë se do të prishen, gjeni një vend tjetër për të jetuar. Keni 10 ditë kohë".
zirina llambro
Ky ka qenë paralajmërimi i vetëm për 20 anëtarët e familjes Aliaj, që jetojnë në Sharrë. Njëra prej shtëpive të tyre është e ndërtuar para 50 vjetësh, ndërsa vetëm para pak vitesh kanë mundur të ngrenë edhe një tjetër. Në fakt është vetëm një kat me tre dhoma e një korridor. Për ta ndërtuar nga themelet kanë punuar të gjithë. Kjo pasi 4 kurorë me fëmijët nuk mund të jetojnë në një vend. Nuk është aspak çudi që brenda pak ditësh të gjithë të nxirren në rrugë të madhe. Dje fadromat dhe rreth pesëmbëdhjetë policë bashkiakë e të rendit zbarkuan përpara dy shtëpive, për të ekzekutuar vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës. Sipas këtij institucioni, projekti italian për rehabilitimin e zonës së Sharrës nga mbeturinat, kalon pikërisht tek këto dy shtëpi. Për rrjedhojë ato duhet të prishen. Por ndërsa deri këtu bashkia me të sajën është në rregull, duket se ka harruar një detaj fare të vogël. Në raste të tilla me anë të programeve sociale, ky institucion duhet të ofrojë ndihmë ekonomike, apo edhe strehë. Papritur e pakujtuar njerëzit nuk mund të hidhen në rrugë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për familje të këputura, që me zor mbajnë fëmijët me bukë. Kjo nuk ka ndodhur me familjen Aliaj. Kanë kërkuar një zgjidhje në zyrat e bashkisë dhe inspektoratit ndërtimor, por përgjigjja që kanë marrë ka qenë: "S'ju ndihmojmë dot". Në të tillë situatë pa asnjë rrugëdalje tjetër ata janë "ngujuar" për të mos lejuar t'u prishen shtëpitë. Siç ndodh rëndom, për këtë s'do t'ia kishin ditur shumë policët e rendit e të bashkisë. Ajo që ka shpëtuar dje familjen Aliaj ka qenë kryetarja e njësisë bashkiake numër 6 në Kombinat. E ngujuar bashkë me banorët që në mëngjes herët Luzhiana Abazi nuk ka lejuar të nisë aksioni i fadromave. "Më duket absurde që të nxirren njerëzit në rrugë të madhe në këtë mënyrë. Është një çështje parimore dhe nuk kam ndërmend të lëviz që këtu pa u gjetur një zgjidhje. Nëse shtëpitë i prek projekti italian, të paktën mund t'u gjendet një vend tjetër ku të banojnë", u shpreh kryetarja e njësisë bashkiake të Kombinatit.
Ngujimi
Panorama që të ofrohej dje pas mesdite, në shtëpinë e familjes Aliaj i ngjante skenarit të një tragjedi-komedie. Policët e rendit dhe ata bashkiakë ishin sistemuar në një hije, ulur rresht njëri pas tjetrit për t'i shpëtuar sadopak vapës. Prisnin vetëm urdhrin për t'u çuar e vazhduar aksionin. Brenda, të gjithë familjarët mes të cilëve edhe fëmijët e vegjël në ankth për atë që do të ndodhte. "Unë nuk kam ku të fus kokën, jetoj këtu që prej 20 vjetësh dhe s'kam pak që e ngrita këtë shtëpi që sheh. Këta janë më keq se serbi. S'duan t'ia dinë se kemi fëmijë të vegjël, se jemi 20 vetë. Dilni që këtu thonë, shkoni ku të doni", i prekur e nervozuar Ramadan Aliaj, babai i tre djemve të rritur që bashkë me familjet e tyre jetojnë aty. Sipas tij, njëra prej shtëpive është me hipotekë të rregullt, ndërsa tjetra në proces legalizimi. "Kemi të gjithë dokumentet, por na kanë thënë se s'kanë asnjë vlerë", tha Aliaj. Ndërkaq vetëm pasdite policia e fadromat u larguan. Këtë konfirmoi për gazetën kryetarja e njësisë bashkiake të Kombinatit, Luzhiana Abazi, e cila vetëm pas urdhrit për të mos ekzekutuar vendimin e marrë është larguar nga shtëpia e familjes Aliaj.
Rehabilitimi i Sharrës, ngecin punimet
Rreth një vit më parë është firmosur marrëveshja për fillimin e punimeve për ndërtimin e impiantit të plehrave në Sharrë. Deri tani pak gjë është bërë me punimet për të rehabilituar "bombën ekologjike" në periferi të kryeqytetit. Plehrat digjen çdo ditë në mënyrën më primitive. Njësoj, vazhdojnë me grumbullimin e mbeturinave jashtë çdo standardi e kushti për të ruajtur shëndetin edhe anëtarët e komunitet rom, që jetojnë në këtë zonë. Projekti, vlera e të cilit arrin shifrën e rreth 6 milionë eurove, është një financim i qeverisë italiane, nëpërmjet Kooperacionit Italian. Punimet janë parashikuar të zgjasin i cili të zgjasin 24 muaj. Ndërtimi i landfill-it të Sharrës, synon të vërë nën kontroll situatën ekzistuese, si dhe në rritjen e kapaciteteve të përpunimit, në të vetmen fushë përpunimi për qytetin e Tiranës. Parashikohet ndërtimi i sistemit të drenazhimit për kapjen e ujërave të ndotura, në total rreth 7 km, ndërtimin e rrugëve të brendshme dhe të jashtme, me qëllim lehtësimin e komunikimit në këtë fushë, në total rreth 4.2 km, ndërtimin e një sistemi pusesh për kapjen e gazrave dhe djegien e tyre. Gjithashtu, në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i ambienteve të reja për ndërmarrjen që administron sot këtë fushë, (rreth 5.000 m2).