Konflikti në Gjeorgji, Franca kërkon mbledhje urgjente
Franca ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme në lidhje me tërheqjen e forcave ruse nga Gjeorgjia. Takimi pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme në Bruksel. Sipas ministrit të jashtëm Bernard Kushner, ''Bëhet fjalë për tërheqjen e trupave ruse nga Gjeorgjia dhe diskutimin për të ardhmen. Në marrëveshjen prej 6 pikash të nënshkruar si nga Rusia ashtu edhe nga Gjeorgjia, pika e pestë saktëson qartë tërheqjen e trupave ruse në pozicionet e tyre fillestare para fillimit të konfliktit dhe në pritje të një mekanizmi ndërkombëtar, forcat paqeruajtëse ruse do të zbatojnë masat e sigurisë. Në një kohë që pika e gjashtë parashikon e hapjen e diskutimeve në lidhje me sigurinë dhe stabilitetin në Osaeti dhe Abkhazi. ''Mbledhja do të kontribuojë në ekuilibrin politik të situatës, gjë që do të kërkojë kohë, pasi tronditja ishte shumë e madhe'', tha Kouchner. ''Kjo mbledhje e jashtëzakonshme do t'i kushtohet krizës në Gjeorgji dhe të ardhmes së marrëdhënieve BE-Rusi'', bëri të ditur dje presidenca franceze.