Radhët në Kakavie, 3 km të gjata
Emigrantët që tentojnë të kalojnë kufirin për në Greqi pasi kanë mbaruar pushimet pranë njerëzve të tyre, nuk e kanë të lehtë. Në Kakavie radhët kanë arritur deri në 3 kilometra të gjata dhe temperaturat e larta e bëjnë edhe më problematike gjendjen. Pala greke punon me katër sportele por shumë ngadalë edhe për shkak të procedurave të gjata të hyrjes në një vend të Bashkimit Europian. Shumë pak njerëz kanë arritur të kalojnë kufirin ditën e sotme në doganën greke, rreth 1900 vetë. Radhët vazhdojnë të rriten.