E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim në familje, gruaja vret burrin me thikë

Krimi brenda familjes vret sërish. Viktimë këtë herë është Marash Doda, 32 vjeç me banim në Bregun e Lumit në Tiranë. Mësohet se ai është qëlluar disa herë me thikë nga gruaja e tij Vitore Doda rreth orës 14 e 30 minuta të ditës së sotme. Sapo është marrë lajmi për këtë ngjarje, forca të shumta policie janë grumbulluar në banesën e çiftit Doda. Ata kanë gjetur të pajetë brenda shtëpisë trupin e 32-vjeçarit dhe menjëherë janë vënë në ndjekje të autorit. Vetëm pas 30 minutash është arritur të vihet në pranga autorja e krimit, gruaja e viktimës, Vitore Doda. Nga policia konfirmohet edhe sekuestrimi i armës së krimit, që këtë herë ka qenë një thikë buke. Të afërmit dhe fqinjët e pyetur nga policia janë shprehur se brenda familjes nuk kishte grindje mes tyre, madje ata jane habitur per kete krim. Doda kishte pasur nje martese te merparshme dhe me Vitoren kishte vetem 2 jave qe ishte martuar. Sot Vitorja kishte shkuar ne shtepi per te marre rrobat e saj pasi kishte vendosur te mos jetonte me te. Sipas deshmive aty ka nisur sherri i cili ka degjeneruar ne krim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›