E Diel, 1 Nëntor 2026

Paris Hilton në kërkim të një të dashuri anglez

Të gjithë të rinjtë bukuroshë nga Britania me dëshirë të zjarrtë për ta jetuar jetën, janë të ftuar të aplikojnë për të qenë në krah të bukuroshes miliardere Paris Hilton.

Trashëgimtarja e pasur ka xhiruar tani disa seri në Los Angeles me emrin “Paris Hilton, My New BFF”. Më parë ka marrë pjesë në seritë e filmit “The simple life” së bashku me Nicole Richie dhe ish të dashurin e saj.

Por përveç angazhimit në filma, Hilton, 27 vjeç kërkon të kthehet në Britani për të gjetur një të dashur të ri.

“E kam vendosur më duhet një i dashur anglez. Të gjithë e dinë që më pëlqn Los Angeles, por Londra është magjike” – ka shkruar Hilton në sitin e saj në MySpace.

Ajo tha se shoku i saj Anglez duhet të jetë i nxehtë, i gatshëm të udhëtojë bashkë me të  dhe i humorit.

Në deklaratë thuhet se Hilton do të ndihmohet nga shokët e saj të cilët do të testojnë djemtë nga Anglia, dhe përzgjedhja fillestare do të bëhet nga ata.

Kandidatët të cilët do donin Hiltonin, duhet të jenë midis moshës 18-28 vjeç, me energji dhe me look që ti përshtaten stilit të saj të jetesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›