PS: Sektorët ekonominë janë në vështirësi
Partia Socialiste shprehu dje shqetësimin për vështirësitë e sektorëve jetikë për ekonominë në vend. Deputeti i kësaj partie, Ilir Beqja, deklaroi se të gjithë sektorët, krahasuar më të njëjtën periudhë një vit më parë, kanë punuar më pak. Beqja dha shifra konkrete për disa sektorë, si industrinë, ndërtimin apo bujqësinë. "Të gjithë sektorët e ekonomisë ndjehen në vështirësi.
Të gjithë sektorët e ekonomisë, në gjysmën e parë të vitit 2009, kanë punuar më pak se vitin e kaluar. Në sektorin e industrisë, sipërmarrësit nuk po shfrytëzojnë gati 40 për qind të kapaciteteve të tyre prodhuese", u shpreh ai. Për sektorin e ndërtimit, Beqja vuri në dukje se ai po punon nën stres, sepse po shfrytëzon vetëm 63 për qind të kapaciteteve. Lidhur me bujqësinë, deputeti i PS-së vuri në dukje se do të ulë me disa herë ritmin e rritjes gjatë këtij viti, ndërkohë që prodhimi agro-industrial ka rënë me 7 për qind.
"Situata pritet e zymtë edhe në gjashtë muajt e dytë të vitit. Sipërmarrësit deklarojnë se nuk kanë plane të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve", vijoi Beqja.
Ai kujtoi se Partia Socialiste, edhe më parë ka përsëritur dhe vijon të denoncojë shurdhërinë e Sali Berishës, të cilit shqiptarët nuk ia dhanë votat për të qeverisur. "Bashkë me qytetarët e Shqipërisë, ne do të punojmë çdo ditë, duke përdorur çdo mjet demokratik për t‘ia shkurtuar ditët pushtetit jolegjitim të Sali Berishës", u shpreh Beqja.
Në këtë mënyrë vijojnë denoncimet e selisë rozë për sa i përket situatës ekonomike në vend. Pak javë më parë, deputeti i kësaj partie, Erjon Braçe, akuzoi Kryeministrin Berisha se ka boshatisur buxhetin e shtetit për qëllime elektorale.
"Boshatisja e buxhetit është kontributi i tij personal në krye të një qeverie hajdutësh e zyrtarësh të korruptuar, që krizës ekonomike botërore - prej muajsh në Shqipëri, i bashkëngjiti si vlerë të shtuar babëzinë qeveritare mbi paratë e buxhetit", është shprehur Braçe. Sipas tij, në total, Sali Berisha boshatisi buxhetin për qëllimet e tij elektorale, me 180.5 milionë dollarë!
Ndaj Braçe vuri në dukje se kjo nevojë elektorale e tij ka bërë që deficiti në buxhet të arrijë në vetëm 6 muaj në 343 milionë dollarë, ose 122% të planit, ose 62 milionë dollarë më shumë se planifikimi. "Për të financuar këtë deficit, të shkaktuar nga nevoja elektorale e tij, Sali Berisha ka harxhuar thuajse të gjitha paratë e arkëtuara nga shitja e pronës shtetërore, pra 225.8 milione dollarë, ose 210% të planit, ose 118 milionë dollarë më shumë se planifikimi për të mbuluar deficitin e brendshëm. Ka tejkaluar në 158.2 milionë dollarë, ose 700%, ose me 135.6 milionë dollarë financimin e deficitit të huaj. Ka tejkaluar në 189 milionë dollarë ose 304%, ose me 126.7 milionë dollarë planin e borxhit afatgjatë të qeverisë", u shpreh ai.