Konflikti për parkingun, atentat ndaj 4 të rinjve
Sherri për një parking ka qenë duke përfunduar me katër të vdekur, por fatmirësisht është plagosur vetëm njëri prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Linzë, të Komunës Dajt, ku një i ri ka qëlluar ndaj katër personave, të cilët i kishin zënë vendin e parkimit të makinës, që e kishte prenotuar te lokali i kushëririt. Megjithatë, policia nuk e ka kursyer autorin Alban Allushi, që është vënë në pranga për vrasje të mbetur në tentativë, në rrethana të tjera cilësuese. Ndërkohë, policia tha se nga ky atentat ka mbetur i plagosur rëndë Saimir Suli, ndërsa tre shokët e tij kanë shpëtuar paq.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se për këtë ngjarje janë njoftuar rreth orës 16:30 të së shtunës. Sipas të dhënave hetimore, një person ka telefonuar në sallën operative, se një i ri po qëllonte me pistoletë ndaj një makine, ku ndodheshin katër persona. Telefonuesi ka shpjeguar se ngjarja po ndodhte në parkingun e lokalit "Golden Gold", në fshatin Linzë. Me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes janë nisur uniformat blu nga Komisariati Nr. 4, të cilët janë mbështetur edhe nga një grup hetimor, i seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Policia tha se kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë re se nga kjo përplasje me armë, kishte mbetur i plagosur një klient lokali, ndërkohë që autori ishte larguar në drejtim të paditur. Por, pa kaluar shumë kohë, uniformat blu kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar, i cili është Alban Allushi, 23 vjeç, i cili pa kaluar as një orë nga ngjarja, ka rënë në prangat e policisë.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alban Zenel Allushi, lindur dhe banues në Komunën Dajt, Tiranë, me arsim 8 klasë, i padënuar. "Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë, rreth orës 16.30, në fshatin Linzë, në parkingun e lokal "Golden Gold", pronë e shtetasve Urim dhe Agron Allushi, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit Saimir Suli, Alti Loshaj, Maksim Hoxha dhe Ergys Hoxha", deklaroi policia e kryeqytetit. Më tej, grupi hetimor shpjegoi se ai ka qëlluar në drejtim të katër personave pesë herë, duke tentuar vrasjen e tyre. Për pasojë është plagosur vetëm Saimir Suli, i cili ndodhet i shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe po punohet për gjetjen e armës së krimit. Materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "vrasje në rrethana cilësuese", e mbetur në tentativë dhe "mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Më tej, policia shpjegoi se ka marrë në pyetje edhe të arrestuarin, i cili ka shpjeguar se të dëmtuarit e kishin ofenduar dhe kishin tentuar ta rrahin. Gjithashtu, grupi hetimor ka shpjeguar se katër personat e lartpërmendur kishin shkuar në lokal për të drekuar. Makinën e tyre e kishin parkuar në parkingun e restorantit dhe pasi kanë ngrënë drekë janë nisur për t‘u larguar. Por, Allushi, i cili është kushëri i pronarit të lokalit, i priste jashtë. Ai u ka kërkuar shpjegime pse kishin zënë vendin e parkimit dhe për këtë arsye, gjakrat janë acaruar, duke degjeneruar në një konflikt, që më pas ka sjellë edhe të shtëna armësh.