Durrës, bllokohen 3 automjete luksoze të vjedhura, në procedim "pronarët"

Interpol Tirana nis verifikimin e origjinës së makinave luksoze
Policia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të organizuar nga seksioni kundër krimit në drejtorinë e policisë së qarkut Durrës, në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Krujës. Në këtë aksion janë kontrolluar dhjetëra automjete dhe si rezultat janë bllokuar tre automjete luksoze si dhe janë proceduar penalisht tre pronarët e tyre. Akuza ndaj pronarëve të këtyre mjeteve është ajo e trafikimit të mjeteve motorike. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se nga ana e seksionit Kundër Krimit të Organizuar, automjetet e bllokuara janë dërguar për në ambientet e policisë, për mungesë të dokumentacionit, ndërsa nga ana e Interpol Tiranës po verifikohet origjina e tyre. Pas verifikimeve dhe hetimeve të ndërmarra, policia bëri të ditur se automjeti i bllokuar makina tip Audi Q-7 me targë DR 7492 E me ngjyrë të zezë në pronësi të shtetasve Ilir Jashari, 45 vjeç, nga qyteti i Durrësit, rezulton të jetë e vjedhur në Itali. Automjeti I bllokuar tip Audi Q-7 me numër shasie wavzzz4lx7d037305 është shpallur në kërkim me shkresë numër 547/1 në 29 janar 2009 nga Drejtoria e Policisë Qarkut, pasi ky mjet ka rezultuar i vjedhur në shtetin Italian me datë 14 maj 2008. Ndërsa, automjeti tip BMË seria-5 me targe KR 7040 A ngjyrë blu, në pronësi të Eduart Bamit, 33 vjeç nga Kruja rezulton të jetë e vjedhur në Francë. Ky automjet me numër shasie ËBANC71080B642942 është shpallur në kërkim më datë 27 nëntor 2008 nga Drejtoria e Policisë Qarkut, pasi ky mjet rezulton i vjedhur në shtetin Francez. Po kështu është bllokuar edhe automjeti tip Benc Mercedes me targa DR 8806 D ngjyre blu, që i përkiste shtetasit Përparim Bermuca, 34 vjeç, me banim në Xhafzotaj Durrës. Benci Mercedes me numër shasie ËDB2112081B020206 rezulton i vjedhur në shtetin Italian me datë 25 qershor 2007. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet dokumentacini Italian si dhe targa DE 586AL.
Operacioni
Drejtoria e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka filluar verifikimin për të përcjellë drejt vendeve përkatëse automjetet e bllokuara. Ndaj tre shtetasve që kishin në pronësi këto automjete policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e Rrethit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë. Mbi shtetasit rëndon akuza e "trafikimit të mjeteve motorike". Ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë edhe shkallën e implikimit të secilit prej tyre apo shitësve të mjeteve. Në qarkun e Durrësit mendohet të ketë një numër të lartë të automjeteve të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Operacioni i policisë për bllokimin e këtyre mjeteve të vjedhura u krye si pasojë e sinjalizimeve që në Shqipëri janë futur automjete të vjedhura nga e gjithë bota. Në listën që verifikohet me anën e një kompjuteri, kontrollohet targa dhe tipi i automjetit, duke lehtësuar punën e punonjësve të policisë, të cilët jo në pak raste kanë bllokuar automjete luksoze të cilat cilësuara të vjedhura. Kohë më parë në kuadër të operacionit "Rexhina 2008", vetëm në qarkun janë bllokuar rreth 15 mjete. Të gjitha makinat e sekuestruara janë luksoze dhe kanë hyrë në Shqipëri prej një harku kohor dy vjeçar. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut Durrës thanë se në zbatim të urdhrit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë nisur dhe operacione, në bashkëpunim me INTERPOL-in. Operacionet kanë si synim parandalimin e trafikimit të mjeteve motorike, goditjen e autorëve të trafikimit të mjeteve motorike, si dhe sekuestrimin e mjeteve të trafikuara, kryesisht atyre luksoze.
Last Updated on Monday, 23 February 2009 11:02