Konflikti për pronat, një proces në gjykatë zgjat 1200 ditë
Personi që depoziton padinë duhet të paguajë minimalisht 2 mijë euro. Nga janari deri tani, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 235 padi të tilla
Laureta Rryçi
Tiranë - Procesi civil që ka si objekt çështjen e pronësisë zgjat në gjykatë rreth 1200 ditë. Personi që merr përsipër të depozitojë një padi të tillë përveç faktorit kohë duhet të llogarisë dhe një kosto tjetër. Gazeta “Albania”, e konsultuar me juristë civilë që merren me këto dosje, zbardh në numrin e sotëm koston e këtyre proceseve që rëndojnë në xhepat e qytetarëve. Paditë për pronat përbëjnë në gjykatë numrin më të madh të dosjeve. Statistikat tregojnë se ky nuk është fenomen vetëm në Gjykatën e Tiranës, por edhe në gjykatat e tjera të vendit. Personi që kërkon të ndjekë rrugën ligjore për të fituar pronën që pretendon se i takon duhet të paguajë taksën e regjistrimit të padisë, shpenzimet gjyqësore, ekspertin që bën llogaritjen mbi sipërfaqen apo kufijtë si dhe avokatin që do të ndjekë çështjen nga ana juridike. Secili nga këta elementë ka koston e tij dhe kryesisht këto procese paguhen nga pala paditëse.
Paditë
Pretendentët për pronarë të mijëra hektarëve tokë kanë parë si zgjidhje të vetme padinë në gjykatë për të rifituar pronën e trashëguar. Të dëmtuar nga mbivendosjet apo nga ndonjë vendim i padrejtë i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, qindra qytetarë hapin procese civile për të rifituar pasurinë e paluajtshme. Burime zyrtare nga Gjykata e Tiranës pohuan dje se prej vitesh dosje të kësaj natyre janë depozituar me mijëra nga qytetarët. Në këto ka raste, palët janë individ-shtet, por nuk mungojnë dhe konfliktet brenda familjes. Vitin që kaloi në Gjykatën e Tiranës, që gjykon dhe numrin më të madh të dosjeve në të gjithë vendin, janë regjistruar rreth 800 padi për konflikt pronësie. Sipas statistikave të kësaj gjykate, rreth 420 padi ishin regjistruar vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008. Burime zyrtare pranë kësaj gjykate shpjegojnë se dosjet u shpërndahen me short gjyqtarëve civilë që gjykojnë në këtë gjykatë. Kryesisht procese të kësaj natyre zgjasin edhe më shumë se një vit, por nuk mungojnë edhe rastet kur palët janë dakord. Paditë kanë si objekt çështjen e pronësisë dhe në të shumtën e rasteve në to gjendet pretendimi i hershëm i ish-pronarëve për rikthimin e pronave apo njohjen ligjërisht të mijëra hektarëve tokë në emrin e tyre.
Kosto
Proceset civile rëndojnë më shumë në xhepat e qytetarëve për shkak se në këtë rast janë ata të interesuar për hapjen e një procesi gjyqësor. Në rastin konkret, në paditë për pronësinë që në momentin që regjistrohen paguhet një shumë prej 3 mijë lekësh të reja. Më pas, paditësi paguan ekspertin që bën përllogaritjen si për sipërfaqen e pronës për të cilën bëhet fjalë, ashtu edhe për kufijtë. Sipas pagesave që bëhen në Gjykatën e Tiranës, një ekspert minimalisht paguhet me 20 mijë lekë të reja. Por tarifat variojnë sipas sipërfaqes së tokës për të cilën paditësi pretendon se është e tij. Ka raste kur tarifa e ekspertit është edhe 80 mijë lekë të reja apo edhe më shumë. Ndërsa është paguar eksperti dhe gjykata del në një vendim në fund të procesit, sërish paditësit detyrohet të paguajnë shpenzimet gjyqësore. Elementi tjetër i procesit që ka sërish një kosto është avokati. Mbrojtësi ligjor që argumenton të drejtat e klientit me terma juridikë ka tarifën në varësi të zgjatjes së proceseve. Juristët civilë që merren me këto dosje na tregojnë se tarifa minimale për këto procese në total shkon 2 mijë euro.
Ligji
Sipas ligjit, personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm. Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen. Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi tjetër. Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme.
Pronat, proceset vijojnë deri në Strasburg
Çështja e pronave vazhdon që nga viti 1991 e deri sot të mbetet pa një ligj. Shumë qytetarë prej kohësh rendin nëpër gjykata për të rimarrë pronën që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre. Madje, shumë prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut për t'iu dhënë një zgjidhje. Çështjet që lidhen me pronat po bëhen dita-ditës çështje qendrore në Strasburg. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka komunikuar disa prej tyre, që do të thotë se i ka kërkuar shtetit shqiptar informacione të hollësishme rreth tyre dhe legjislacionit përkatës shqiptar. Ne thelb, kjo do të thotë se ato çështje që janë komunikuar janë në rendin e ditës të gjykatës e nuk janë rrëzuar si apriori të pabazuara. Çështjet që lidhen me pronat po bëhen dita-ditës çështje qendrore në Strasburg. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka komunikuar disa prej tyre dhe i ka kërkuar shtetit shqiptar informacione te hollësishme rreth tyre e legjislacionit përkatës shqiptar.
Kompetencat e Hipotekës
Zyra e hipotekimit vetëm sa i regjistron titujt e pronësisë. Në këtë kontekst, në rastet kur ZRPP-ja nuk ka këmbëngulur që të bëhet verifikimi i tapive me origjinalin në këshillin e qarkut, ka ndodhur të jetë regjistruar një pronë më shumë se një herë. Në lidhje me këtë, për vite me radhë regjistrimi i pronave është bërë më shumë se një herë dhe kjo ka futur në konflikt pronarin e vërtetë me pronarin e rremë, por ka shtuar gjithashtu së tepërmi edhe proceset gjyqësore. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse Zyra e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme që prej vitit të kaluar po shqyrton me vëmendje dhënien e certifikatave të pronësisë. Pas kësaj, shumë nga përfituesit e tokës me Ligjin 7501 shfaqën shqetësime pse po u zgjatej procedura e regjistrimit të pasurisë me anën e këtyre verifikimeve.
2
padi me objekt për çështje pronësie regjistrohen çdo ditë në Gjykatën e Tiranës
235
është numri i padive për pronësi që janë regjistruar nga janari deri në mars
1200
ditë mund të zgjasë një proces për pronën vetëm në Gjykatën e Shkallës së Parë
2000
euro është kostoja minimale që i duhet të paguajë qytetarit që depoziton padinë
24 Mars 2009