E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, ballafaqimi pronar-banorë, pa rezultat

Vazhdon të mbetet i pazgjidhur konflikti mes 23 familjarëve dhe pronarit të një pallati në ndërtim, në “Unazën e Re” Namik Pelivani. Ballafaqimi që u ndërmor nga drejtori i komisariatit Nr 6-të, ndërmjet një përfaqësie të banorëve, ndërtuesit Namik Pelivani dhe pronari legjitim i tokës, Arjan Deda, është shoqëruar me debate të forta dhe tensione mes palëve.
 

Në përfundim të ballafaqimit pronari i pallatit Namik Pelivani, i propozoi tu jepte 12 përqind të banesave 23 familjeve të cilët kanë shembur shtëpitë e tyre, për tu ndërtuar pallati.
 

Rreth orën 8 e 30 minuta, të ditës së hënë 7 gra të hipura në taracën e pallatit 11 katësh kërcënuan të hidhen nga ndërtesa, nëse nuk respektohet kontrata që ato kanë nënshkruar para tre vitesh me ndërtuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›