E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr i madh në Kurbin, rrezikohen tre shtëpi dhe një biznes

Një zjarr i madh është shënuar vetëm pak çaste më parë në Kurbin. Mësohet se zjarri i rënë në Skuraj po rrezikon seriozisht tre shtëpi dhe një biznes privat që ndodhen në zonën e vatrës së zjarrit. Po kështu informacionet e para bëjnë me dije se flakët kanë djegur kabllot e linjes elektrike. Ndërkohë forca të zjarrëfikëseve dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Raportohet se puna për shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit po vështirësohet përballë terrenit të vështirë, ndërsa mbeten ende të paditura shkaqet e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›