E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, transportonin drogë me skaf, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë greke, ndërsa u është bllokuar dhe skafi me të cilin udhëtonin. Arrestimi i tyre është bërë në jug të ishullit të Korfuzit, pasi dyshohej se dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende, po transportonin drogë me skaf. Megjithatë uniformat blu nuk kanë arritur të bllokojnë lëndën narkotike, pasi sipas tyre dy shqiptarët mendohet ta kenë hedhur në det sasinë e drogës momentin që e kanë kuptuar se po ndiqen nga policia. Aksioni policor anti-drogë ishte ndërmarrë prej mesnatës, ndërsa raportohet se skafi ishte nisur nga brigjet shqiptare. Ndërkohë policia greke vazhdon kërkimet për gjetjen e drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›