E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën, ekzekutohet 32 vjeçari në Hysgjokaj të Lushnjës

Ilir Leka ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga bashkëfshatari Luftar Sharka

Çështjet e pronësisë janë ndezur sërish, duke i marë jetën një të riu 32-vjeçar në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës. Sipas burimeve policore, ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe banale të pronësisë, bazuar të një konflikt i çastit për lejimin apo jo të dhenve të bashkëfshatarit në kullotën personale. Ka qenë 32-vjeçari Ilir Leka, i cili ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të djeshëm me thikë, nga një person i cili dyshohet të ketë qenë Lutfi Sharka. Ilir Leka u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda. Policia po punon për kapjen e autorit, por mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Ilir Leka dhe Luftar Sharka janë grindur pasi kopeja e deleve të Lekës kishte hyrë në pronat e Sharkës dhe ky i fundit kishte kërkuar që t’i largonte bagëtitë nga kullotat e tij. Pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.
Motivet
Ndonëse sherri mes autorit dhe viktimës së tij dje u shkaktua pas debateve të ëastit për “kullotjen e bagëtive”, mësohet se dy familjet kanë pasur edhe në të kaluarën pretendime konfliktuale mbi pronësinë në kullotat e fshatit Hysgjokaj. Por dita e djeshme duket se ka qenë dhe degjenerimi më ekstrem i këtyre konflikteve, të cilat përfunduan me vrasjen e Ilir Lekës nga bashkëfshatari i tij. Vetëm muajin e fundit janë shënuar të paktën tre raste të vrasjes për shkak të konflikteve pronësore. Vetëm një muaj më parë në Durrës, grindja mes familjes Hasanaj dhe Karabrahimi të çojë në vdekjen e Shaban Karabrahimit dhe Sadik Lazrit, si dhe në plagosjen e Ibrahim Karabrahimit. Ndërkohë është arrestuar Kujtim Hasanaj, i cili akuzohet për vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje. Ngjarja e rëndë që ka pasur një fund tragjik për jetën e dy personave ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit, në Shkozet, tek banesat e ulëta që ndodhen në afërsi të mbikalimit të njohur si mbikalimi i serave të Shkozetit. Atje banonin edhe viktimat e konfliktuara për pronësinë e tokës.
Pronat
Çështja e pronave mbetet shumë problematike në Shqipëri, aq sa 60 përqind e ankesave totale për korrupsion nga ana e qytetarëve janë pikërisht për këtë çështje. Pikërisht pabarazia, konfuzioni dhe korrupsioni kanë shpesh herë siu rezultat final vrasjet dhe degjenerimin e plotë të konflikteve. Sipas raportit të Transparency International, megjithë përpjekjet e qeverisë për të marrë masa, korrupsioni mbetet ende shqetësues. "Legjislacioni ekzistues për pronat, lë mundësi abuzimi si edhe vend për hapësira në trukimin e dokumenteve. Është shtuar konfuzioni dhe megjithëse përmirësimet në ligj, çështja e pronave duket se nuk është zgjidhur ende", thuhet në raportin paraprak. Sipas raportit, ende nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pronave dhe se madje përdoren edhe harta provizore për to. Ndërkohë që ka raste kur pronat e regjistruara nuk fshihen. Shqetësues mbetet edhe mënyra se si përfaqësuesit e shtresës së ish-pronarëve nuk përfshihen në studimet që kryhen nga institucionet.

Tenton vetëflijimin për të ndalur prishjen e murit nga ndërtimorët

Përpiqet të ndalojë Inspektoratin e ndërtimit të prishë murin e rrethimit të shtëpisë së saj, duke tentuar të vetëflijohet. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Uzinovë të Beratit kur një 40-vjeçare ka konsumuar një sasi ilaçesh pasi Inspektorati i ndërtimit kishte shkuar në banesën e saj për të shembur murin rrethues. Paraditen e sotme fadroma e shoqëruar nga policia bashkiake ka tentuar të nisë aksionin për murin rrethues por është përballur me kundërshtimin e banorëve të lagjes të cilët nuk kanë pranuar të prishet muri, ndërsa një 40-vjeçare ka konsumuar një sasi ilaçesh. Inspektorati i ndërtimit pranë Bashkisë Beratit bënë të ditur se muri do të prishej pasi ishte listën e shembjeve për rehabilitimin e rrugëve në brendësi të lagjeve të cilën e parashikonte projekti.

7 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›