Braktisja e mësimit, Task-Forcë kontrollet në shkolla
Fenomeni i braktisjes se shkolles nga femijet e familjeve me probleme sociale është i pranishëm ne Korce ne disa shkolla. Drejtoria Arsimore e Korçës ka ngritur një grup Task-Force për të verifikuar gjendjen
KORÇË - Braktisja e shkollës, kryesisht nga fëmijë të komunitetit rom, ka vënë në alarm Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Korçë. Me fillimin e vitit të ri arsimor 2009-2010 është vënë re që në disa shkolla të qytetit, por edhe në fshatra, ka braktisje masive të mësimit nga nxënësit. Fëmijë që vijnë nga familje me probleme sociale nuk shkojnë në shkollë, por lypin ose punojnë për të siguruar bukën e gojës. Një prej shkollave 9-vjeçare të qytetit, ajo "Naim Frashëri" ka numrin më të madh të nxënësve që braktisin mësimin. Ky fenomen është i pranishëm dhe në shkollat "Ismail Qemali", "Asdreni" e "Nuçi Naçi" të qytetit të juglindor, por edhe në fshatrat Podgorie dhe Sheqeras, që kanë popullsinë më të madhe në këtë rreth. Nisur nga situata e krijuar, Drejtoria Arsimore e Korçës ka ngritur një grup Task-Force për të verifikuar gjendjen në vend si dhe për të marrë masa që të ndalet braktisja e shkollave. Prej disa ditësh kanë filluar kontrollet e grupit Taksë-Forcë në shkollat më problematike për braktisjen e mësimit. Bujar Vila, përgjegjës i sektorit të Inspektoratit në DRA dje pohoi për Gazetën se, do të ushtrohen kontrolle për një muaj në shkollat ku nxënësit braktisin mësimin, në mënyrë që të merren masat e duhura për ta luftuar në kohë këtë fenomen. Ai bëri me dije se do të bashkëpunohet me bashkinë e qytetit, shoqatat dhe fondacionet e ndryshme që të ndërhyhet me masa sa më efikase për të parandaluar braktisjen e shkollave 9-vjeçare. Ndërkohë, bashkia ka çelur një fond social për familjet në nevojë, që u kushtëzon dhënien e ndihmave për biznes familjar me dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollë.
(d.b/BalkanWeb)