Lista e re e barnave që rimbursohen do nisë më 1 janar
i Shëndetësisë së pari vlerësoi kontributin e dhënë nga grosistët farmaceutikë në rregullimin e tregut farmaceutik. Disa nga pikat më kryesore ku u ra dakord gjatë këtij takimi ishin: Të përgatitet lista e re e barnave
TIRANE-Ditën e djeshme ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili pati një takim me një përfaqësi të grosistëve farmaceutikë për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e paraqitura prej tyre. Kreu i Shëndetësisë së pari vlerësoi kontributin e dhënë nga grosistët farmaceutikë në rregullimin e tregut farmaceutik. Mbasi dëgjoi problemet e ngritura prej tyre, ministri i Shëndetësisë i quajti të drejta kërkesat e tyre dhe mbas diskutimit në një frymë bashkëpunimi u ra dakord për një zgjidhje të pjesshme të problemeve. Disa nga pikat më kryesore ku u ra dakord gjatë këtij takimi ishin: Të përgatitet lista e re e barnave që rimbursohen brenda vitit 2009, me qëllim që ajo të fillojë të zbatohet qysh në datën 1 Janar 2010. Pra të gjithë qytetarët që përfitojnë nga lista e ilaçeve të rimbursueshme, do të kenë mundësinë që të kenë akses që në datë 1 janar të vitit që vjen për medikamentet që rimbursohen nga shteti. Ndërsa pika e dytë dhe më kryesorja për firmat farmaceutike ishte se, Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa për shlyerjen e borxheve që spitalet u kanë kompanive. Si dhe pika e tretë dhe e fundit që është marrë gjatë takimit që ministri i Shëndetësisë ka pasur me grosistët farmaceutikë, është se u ra dakord që në të ardhmen të institucionalizohet bashkëpunimi midis palëve, që të organizohen takime dypalëshe tremujore me qëllim që problemet që dalin të kapen qysh në fillim, duke u dhënë edhe zgjidhjet përkatëse.
(d.b/GSH/BalkanWeb)