E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku i akuzuar për ryshfet: S'mora para, më ngritën kurth

Shefi i Onkologjisë te "Kiço Gliozheni", Petrit Rexhepi, ne nje interviste per Gazeta Shqiptare i cilëson të padrejta akuzat e ngritura ndaj tij dhe si cenim të personalitetit e emrit të mirë 

TIRANE-Nuk kam marrë ryshfete. Për 30 vite kam punuar si kirurg me pasion e ndershmëri. E gjithë pasuria ime është gruaja dhe dy fëmijët. Sot një alabak më kallëzon me të padrejtë duke hedhur baltë mbi mua". Shefi i Onkologjisë te "Kiço Gliozheni", Petrit Rexhepi, ne nje interviste per Gazeta Shqiptare i cilëson të padrejta akuzat e ngritura ndaj tij dhe si cenim të personalitetit e emrit të mirë. "Në gjykatë do të vetëmbrohem dhe do të vërtetoj që nuk kam asnjë lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj meje", - tha mjeku. Përmes një kontakti telefonik me "G.SH", ai theksoi se asnjëherë nuk ka pasur probleme me drejtësinë shqiptare dhe se e shikon si një kurth të ngritur qëllimisht. "Dhjetëra paciente të miat më falenderojnë sepse kam punuar me profesionalizëm. Por kjo që më ndodhi, veçse kurth mund të jetë dhe xhelozi", - tha mjeku.
Nderkohe Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin për hetimin e pasurisë së tre mjekëve dhe dy mamive të maternitetit "Koço Gliozheni", të cilët janë dënuar me "arrest shtëpie" nga gjykata për shkak se dyshohen për mitmarrje.
Akuza per mitmarrje ka çuar në arrest shefin e onkologjisë së “Kiço Gliozhenit”, Petrit Rexhepi; gjinekologun reanimator Dritan Xhangolli; dy mamitë, Hyre Reçi dhe Nilka Perhati; dhe anestezistin Lefter Mano.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›