Tiranë, dy aksidente brenda një ore

Dy aksidente kanë ndodhur brenda një ore në rrugët e kryeqytetit. Aksidenti i parë ka ndodhur pranë rezidencës amerikane ku është aksidentuar roja e rezidencës Hasan Spahija i cili nga një pakujdesi është përplasur me traun. Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë vetëm disa dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pranë Spitalit Ushtarak.
Një tjetër aksident ka ndodhur pranë ish Artistikes "Migjeni" ku dy makina janë përplasur duke u dëmtuar rëndë. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz por mendohet se shkaku i aksidentit të jetë bëë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin dy autoveturat.