E Shtunë, 31 Tetor 2026

Voskopojë, gjendja civile e bllokuar prej 5 ditësh

Qindra banorë të komunës Voskopojë prej 5 ditësh nuk mund të pajisen me certifikata për shkak të mungesës së punonjësit të gjëndjes cilvile. Ky i fundit është pushuar nga puna dhe pretendon se shkak është bërw kryetari i komunës. 

KORCË- Për më tepër se pesë ditë është pezulluar puna në gjendjen civile të komunës Voskopojë të rrethit të Korcës. Dhjetra banorë të 20 fshatrave përreth qëndrojnë me orë të tëra përpara derës së mbyllur të gjendjes civile, në pritje për të marrë një certifikatë, por kjo është e pamundur. Shkaku i kësaj situate është bërë konflikti midis kryetarit të komunës dhe punonjësit të gjendjes civile, i cili është pushuar nga puna disa ditë më parë. Ish punonjësi i kësaj zyre, Eduard Baramasi pretendon se shkak i largimit nga puna kanë qënë kërkesat e vazhdueshme të kryetarit të komunës për të bërë ndryshime antiligjore, por punonjësi i gjendjes civile e ka refuzuar. Nga ana tjetër kryetari i komunës, Nexhip Bacelli i ka hedhur poshtë pretendimet e punonjësit të gjendjes civile, duke u shprehur se, shkak për largimin e tij nga puna ka qënë niveli i ulët i tij, që e ka vërtetuar edhe testi kualifikues. Nga na e kësaj komune tashmë janë kryer të gjitha procedurat për zëvendësimin e këtij punonjësi dhe pritet që puna të rifillojë së shpejti.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›