Konflikti, roja i pikes se gazit tenton te vrase
Shkoder- Nje tjeter akt kriminal ka tronditur qytetin e Shkodres mesditen e djeshme, pak minuta pas plagosjes se nje 22-vjecareje nga ish-bashkeshorti, teksa roja i nje subjekti privat ka qelluar ne drejtim te nje tjeter personi. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te kalase se "Rozafes", ku roja i pikes se gazit, i dyshuari Edmond Qeta, 33-vjec, ka qelluar me cifte ndaj K. D. Per fat te mire plumbi nuk e ka zene objektivin, kurse policia i vuri prangat te dyshuarit banues ne lagjen "Ajasem". Mbeten mister shkaqet e ngjarjes, por mendohet per nje konflikt te castit mes dy personave. Policia sekuestroi edhe nje tjeter arme qe mbante pa leje Qeta, nje pistolete tip "TT". I dyshuari akuzohet per veprat penale te "kanosjes serioze" dhe "armembajtjes pa leje".