Shkoder, ther ish-gruan per divorcin
Shkoder- Burri ther gruan pas mosmarreveshjeve ne cift dhe rrezikut te divorcit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30 te dites se djeshme ne nje nga sheshet kryesore te qytetit te Shkodres, ne afersi te monumentit "Isa Boletini". Silvana Mehja, 22-vjec, perfundoi ne spital me dy plage ne trup, kurse mjeket pas operacionit u shprehen se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Autori i dyshuar, Edmir Mehja, ka mundur te arratiset para se ne vendngjarje te mberrinte policia dhe eshte shpallur ne kerkim per krimin e "plagosjes".
Ngjarja
Deshmitaret kane degjuar nje debat midis dy te rinjve dhe kane kujtuar se behej fjale per ndonje prishje te lidhjes mes dy te dashurve. Mes tyre jane permendur fjalet divorc dhe arsyet perse 22-vjecarja donte ta linte bashkeshortin. E vendosur ne qendrimin e saj Silvana Mehja nuk ka pranuar terheqje nga procesi qe kishte nisur per shkurorezim, kurse Edmiri ka kembengulur duke kaluar deri ne kercenim. Ne pak sekonda ai e ka goditur me nje thike qe mbante me vete dhe duke e lene te pergjakur, eshte larguar me vrap.
Hetimet
Kalimtaret i kane dhene ndihme te plagosures duke e derguar me shpejtes per ne spital. Forca te shumta policore mberriten ne vendngjarje dhe moren te dhenat e para rreth autorit te krimit. Ka qene vete e demtuara qe ka rrefyer se ish-bashkeshorti i saj nga i cili ishte ndare ne fillim te vitit e ka goditur dy here me thike ne trup ndersa debatonin ne qender te qytetit per shkak te gjyqit per divorc. Menjehere jane njoftuar edhe familjaret e te plagosures, ndersa uniformat blu ushtruan kontroll ne banesen e te dyshuarit Edmir Mehja. Kerkimet dhe postblloqet kane rezultuar te kota deri ne oret e mbremjes, pasi 30-vjecari nuk eshte arritur te kapet. Ndaj tij ka nisur ceshtja penale per krimin e "plagosjes me dashje me arme te ftohte". Nga hetimet e kryera rezulton se behet fjale per motive te dobeta dhe ngjarja cilesohet e zbardhur dhe me autor.
Deshmitare, gruaja qe shoqeronte Silvanen
Silvana ka qene e shoqeruar ne momentin e krimit nga nje tjeter grua, qe eshte e afermja e saj. Prej disa javesh 2 vjecarja ndjente kercenimet e ish-bashkeshortit qe kerkonte te mos divorcohej. Shkak i procesit te shkurorezimit mendohet se kane qene konfliktet mes ciftit. Policia mori ne pyetje edhe te afermen e 22 vjecares qe ka treguar se pikerisht Edmir Mehja ishte autori qe ishte versulur drejt Silvanes me thike ne dore.
Rudina Llazari