I bie murit me makine, vdes 42-vjecari
Nje 42-vjecar ka humbur jeten pasi makina qe drejtonte u perplas me nje mur rrethues ne aksin Balez-Elbasan, kurse 8 persona u plagosen ndersa autobusi i linjes Tirane-Athine doli nga rruga ne zonen e Artes ne Greqi diten e djeshme. Burime te policise thane se viktima eshte Nazmi Gjoni, me banim ne fshatin Balez te komunes Bradashesh, i cili oret e vona te mbremjes se enjte udhetonte me mjetin e tij tip "Benz", me targe EL 3186 B, kur humbi kontrollin e drejtimit dhe u perplas me murin anesor te rruges. Per pasoje drejtuesi i mjetit gjeti vdekjen e menjehershme. Sipas grupit hetimor, shkak i aksidentit ka qene shkelja e rregullave te qarkullimit dhe humbja e drejtimit. Ngjarja e dyte ndodhi rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ne Medini te Artes, Greqi. Policia greke beri te ditur se autobusi i kompanise "Albanian Interlines" ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje hendek ne ane te saj, ku per pasoje 8 nga 38 pasagjeret, shqiptare, kane marre plage. Te demtuarit jane derguar me urgjence ne spitalin e Artes. Mesohet se plaget kane qene te lehta dhe te tete pasagjeret ndodhen jashte rrezikut per jeten. Pas ndihmes se pare dhene, tre nga pasagjeret u mbajten nen trajtim mjekesor, kurse te tjeret vijuan rrugen drejt Athines.
F. S.
F. S.