Paundi sudanez kursi nje me nje mes Veriut e Jugut

Sudani i Jugut, i cili shpalli pavarësinë të shtunën e kaluar, do të mbajë kursin e këmbimit një me një për monedhën e re të vendit, paundin, mbi bazën e një marrëveshjeje me shtetin fqinj të Sudanit. Kështu një paund i Sudanit të Jugut do të jetë i vlefshëm me një paund sudanez, por me kalimin e kohës e në varësi të rrethanave ekonomike dhe politike, kursi mund të ndryshojë.
Elijah Maloke, governator i Bankës Qendrore të Sudanit të Jugut, njoftoi se qeveria është duke negociuar edhe një marrëveshje për shitjen e rezervave të monedhës së dikurshme, paundit sudanez. Negociatat në Adis Ababa janë përqëndruar kryesisht në kursin e këmbimit.
Qeveria në Juba do të mbledhë nga qytetarët monedhën e vjetër dhe do të përpiqet t’i japë një vlerë. Sipas tij, në Sudanin e Jugut qarkullojnë nga 1.5 deri në 2 miliardë paundë sudanezë, që tashmë konsiderohen valutë.