E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktohet me te vellane. I ve zjarrin shtepise

Një 35- vjeçar i ka vënë zjarrin shtëpisë së të vëllait. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në zonën e stacionit të fundit të Tiranës së Re në kryeqytet. Everest Ymeri, me profesion piktor ka spërkatur me benzinë vilën tre katëshe të të vëllait dhe më pas i vuri zjarrin. Dyshohet që ai ta ketë ndërmarrë këtë veprim në shenjë hakmarrjeje pas një konflikti të mëparshëm.

Pas sinjalizimit të flakëve në vendngjarje shkuan shërbimet zjarrfikëse, ekspertë xhenierë  dhe forcat RENEA të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që është bërë e mundur kapja e autorit, Everest Ymeri, ndaj të cilit tashmë rëndojnë akuzat e “shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “kundërshtim me dhumë të punonjësve të policisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›