Probleme me energjine. Protestojne banoret e Shirgjanit
Tensioni i ulët dhe furnizimi me ndërprerje i energjisë elektrike prej 2 vjetësh ka krijuar mjaft probleme për banorët dhe bizneset në fshatrat e komunës së Shirgjanit në Elbasan të cilët kanë zhvilluar një protestë për ndërhyrje në normalizimine situatës. Protestuesit kërkojnë zëvendësimin e transformatorit prej nga ku furnizohen me energji pasi mosfunksionimi i tij iu ka prishur 100 familjeve të gjitha pajisjet elektroshtepiake si dhe ka dëmtuar rëndë 30 biznese të vogla të zonës.
Banorët e Shirgjanit janë pagues të rregullt të energjisë, por e kanë të pamundur blerjen e një transformatori të ri me të ardhurat e tyre ndërkohë që problem përbën edhe rrjeti tepër i amortizuar i cili nuk mund të furnizojë normalisht fshatrat e kësaj komune.
Besim Dybeli Azhornuar së fundi ( e martë , 05 korrik 2011 )