Fushë-Arës, 14 nxënës kosovarë humbin jetën
Tetor 2004
Rreth gjashtë vjet më parë, një aksident automobilistik u mori jetën 14 gjimnazistëve kosovarë, që kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë. Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 14 tetor të vitit 2004, në Fushë-Arës, kur autobusi me nxënës kosovarë po i drejtohej qytetit të Malishevës, pas pesë ditësh qëndrimi në Shqipëri. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Shkalla e Fushë-Arësit, rreth 500 metra në afërsi të këtij qyteti. Autobusi i Kosovës është goditur nga një makinë tip “Benz” që vinte në kah të kundërt. Për pasojë automjeti ku udhëtonin 50 nxënës kosovarë është përmbysur në greminë.
#