E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndija elektrike shkrumbon shtëpinë muze

Korçë

Një zjarr që ka shpërthyer papritur ka djegur plotësisht një shtëpi muze në qendër të qytetit të Korçës. Banesa e shpallur monument kulture është përfshirë nga flakët, kur një shkëndijë elektrike ka shkaktuar rënien fillestare të zjarrit në pjesën e poshtme të ndërtesës. Ka qenë ora 10.30 e së shtunës, kur shërbimet zjarrfikëse janë njoftuar për një zjarr të rënë në një shtëpi private në afërsi të Muzeut Arkeologjik në qendër të qytetit të Korçës. Zjarri ka rënë në qilarin e banesës së rikonstruktuar pak kohë më parë, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, duke prekur edhe katin e dytë. Flakët për pak sa nuk kanë rrezikuar edhe Muzeun Arkeologjik, që ndodhet në afërsi të shtëpisë muze në një nga rrugicat karakteristike. Falë ndërhyrjes në kohë të repartit të zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›