Bie në humnerë furgoni, vdesin dhjetë pasagjerë
Mars 2007
Tre vjet më parë, një furgon me pasagjerë është rrëzuar në një humnerë në rrugën Kir-Dukagjin, në Malësinë e Shkodrës. Furgoni ku udhëtonin 13 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në lumë nga një lartësi prej rreth 170 metrash. Për pasojë 10 prej udhëtarëve humbën jetën, ndërkohë që vetëm tre prej tyre mundën të shpëtojnë. Një prej të mbijetuarve ka ecur për orë të tëra derisa ka njoftuar për viktimat në një fshat të thellë. Zona në të cilën ndodhi ngjarja ishte rreth 2 orë larg nga qyteti i Shkodrës dhe në një terren mjaft të thyer malor, gjë që vështirësoi mbërritjen e policisë dhe ambulancave.
#