Ndalohet kosovari në Morin, kërkohej nga Interpoli
Kukës
Një shtetas kosovar nga Vushtria është ndaluar mbrëmjen e së premtes në Doganën e Morinit, pasi rezultoi se kërkohej nga Interpoli. Abedin Beka, 37 vjeç, po udhëtonte nga Kosova në Shqipëri me një mjet tip “Audi” me targa të huaja, bashkë me disa shtetas të tjerë nga Kosova. Nga verifikimi në sistemin TIMS rezultoi se Beka kërkohej nga policia italiane, siç thuhet ende jo zyrtarisht, për akuzën e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”. Brenda tri ditësh ky është personi i dytë i kërkuar nga Interpoli që ndalohet në pikën kufitare të Morinit. Të enjten e kaluar u ndalua një shtetas nga Gjakova, i cili kërkohej nga policia gjermane dhe ajo belge për një numër veprash penale të kryera në vendet respektive.
#