Konfrontohen ashpër, Mourinho-Ramos dhe Casillas

Të dielën e përditshmja sportive spanjolle Marca ka njoftuar për një përplasje të ashpër mes trajnerit Jose Mourinho me mbrojtësin Sergio Ramos. Por, në të u përfshi edhe portieri Iker Casillas.
Madje, Marca ka publikuar atë që është thënë mes tyre e që ka të bëjë me takimin kundër Barcelonës. “Më keni sulmuar prapa shpinës” citohet t’i ketë thënë Mourinho futbollistëve të tij prej të cilëve u përgjigj Ramos. “Jo trajner, atë që ke lexuar ka dalë nga mediet, nuk e kemi thënë ne”.
Mourinho: “Sigurisht, pasi ju spanjollët keni fituar Botërorin, miqtë e juaj nga mediet ju mbrojnë, njësoj si portierin e juaj”. I referohet Casillasit i cili ishte duke u stërvitur 30 metra më larg, por iu kundërpërgjigj prej atje: “Trajner, këtu gjërat thuhen në fytyrë, ok?”. Më pas, Mourinho e vazhdon me Ramosin. “Ku ishte te goli i parë Sergio?”. Ramos: “E mbuloja Piquen”.
Mourinho: “Mirë, a nuk është dashur të mbulosh Puyolin (autorin golit të parë të Barcelonës nga rivënia nga këndi)”. Ramos: “Po, por ata ishin duke bërë lëvizje me Piquen dhe vendosëm të shkëmbejmë mbulesat”.
Mourinho: “Tani bën sikur je trajner?”. Ramos: “Jo, por brenda një momenti të caktuar gjatë ndeshjes ndodh të ndërroni mbulesat. Pasi ti kurrë nuk ke qenë futbollist nuk mund të dish se qfarë gjëra mund të ndodhin ndonjëherë”.