Titulli në Premierligë si Evropiani dhe Botërori

Ylli i Manchester Cityt David Silva ka pranuar se fitimi i titullit në Premierligë do të kishte rëndësi të madhe për të sikurse triumfi në Kampionatin botëror me Spanjën.
City është aktualisht lider në Premierligë dhe një prej favoritëve kryesor për të rrëmbyer titullin.
Në komentet e tij në një ngjarje të tifozëve të klubit, Silva tha: “Fitimi i Premierligës ishte një prej arsyeve kryesore për ardhjen time në Angli. Do të ishte e rëndësishme për mua sikur triumfi në Evropian ose Botëror”.