E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongoli dhe leksionet e “Lëkurës së qenit”



Regjisori francez, Franc Helmer, i ftuar në Tiranë për të vënë në skenë në një version shqiptar Molierin, së bashku me përkthyesin Edmond Tupe, do të flasin sot në mjediset e Aleancës Franceze mbi librin e Fatos Kongolit “Lëkura e qenit”. Ky vjen si prezantim special në kuadër të javës së kulturës frankofone, ku Kongoli është një nga shkrimtarët, pas Kadaresë, më i përkthyer në Francë. Romanet e tjerë të shkrimtarit Fatos Kongoli, botuar më parë në gjuhën frënge janë: "I humburi", "Hija e tjetrit", "Dragoi i fildishtë", "Ëndrra e Damokleut", si dhe "Lëkura e qenit". Ky autor tashmë është përkthyer në tetë gjuhë evropiane, duke u radhitur ndër shkrimtarët e sotëm më të suksesshëm shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Krijimtaria e shkrimtarit Fatos Kongoli në gjuhën shqipe botohet dhe ribotohet ekskluzivisht nga shtëpia botuese "Toena" e Tiranës. Autori, që ka marrë të gjitha vlerësimet dhe çmimet kombëtare, përfshi dhe “Pendën e Artë” (2004) si dhe çmimin “Ballkanika”, si proza më e mirë për vendet e Ballkanit për vitin 2002, mund të quhet sot një nga shkrimtarët më të lexuar shqiptarë gjatë këtyre 15 viteve të fundit, i përkthyer për disa nga veprat e tij edhe në disa gjuhë të huaja, si në frëngjisht, gjermanisht, greqisht, polonisht, sllovakisht etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›