“Kongresi - shprehje e maturisë së delegatëve”
28/08/2009 Zëdhënësja Kodheli publikon vendimet e kryesisë së PS-së
Provat e 28 qershorit dhe platformat e kandidatëve të hapura për mediet
Prezenca e medies gjatë zhvillimit të kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste do të lejohet pjesërisht. Dy do të jenë momentet që do të pasqyrohen nga ajo: paraqitja e provave që sipas PS-së deformuan procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe prezantimi i platformave politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS-së. Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, prezantoi vendimet e marra një ditë më parë nga kryesia e PS-së.
Vendimet
“Në mbledhje u ra dakord që t’i sigurohet publikut transparencë e plotë për dy çështjet kryesore për të cilat është thirrur kongresi i jashtëzakonshëm: së pari, për të vërtetën e krimit elektoral të 28 qershorit, duke u dhënë mundësinë shqiptarëve të shohin një pjesë të provave dhe fakteve që pohojnë katërçipërisht deformimin e procesit zgjedhor dhe të rezultatit që rrjedh prej tij; së dyti, transparencë e plotë për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS-së, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë edhe të kësaj seance për publikun”, - deklaroi Kodheli gjatë një konference për shtyp. Për sa u takon vendimeve të tjera të kryesisë, e cila kaloi me jo pak debate gjatë pesë orëve të mbledhjes, ajo deklaroi se kryesia kishte rënë dakord për ndryshime statutore jo të pjesshme, por ndryshime që t’i nënshtrohen një reforme të gjerë. Ajo tha se këto ndryshime do t’i paraqiten për miratim jo kongresit të nesërm, por atij të ardhshëm. “Në kryesi mbizotëroi mendimi se është e nevojshme kryerja e një reforme statutore dhe e rregullave që normojnë funksionimin e Partisë Socialiste, e cila nuk duhet të jetë e diktuar nga ndërhyrje pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Kryesia në shumicë gjykoi dhe konkludoi se kongresi duhet t’i hapë rrugë një procesi analize, konsultimi dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme, proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t’i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim”, - vijoi zëri zyrtar i kryesisë së selisë rozë.
Konkurrimi
Partia Socialiste garanton të gjithë mbështetësit e saj se nesër do të zhvillohet një proces transparent dhe i barabartë për të gjithë kandidatët për kryetar partie. “Kryesia shprehu vullnet të plotë për të mbështetur dhe administruar një proces konkurrimi ndërmjet kandidatëve për kryetar të PS-së konform kodit zgjedhor të partisë, duke u garantuar akses të plotë të gjithë kandidatëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në të gjithë piramidën e strukturave që do të merren me organizimin e këtij procesi, pra votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, përmes rregullave dhe kushteve të njëjta dhe të barabarta për secilin nga kandidatët”, - nënvizoi Kodheli në komunikimin e saj për shtyp për këtë çështje. “Kryesia, - vijoi ajo, - shprehu bindjen se kongresi do jetë një tjetër shprehje e maturisë dhe përgjegjshmërisë politike të delegatëve të këtij forumi shumë të rëndësishëm të PS-së.” Pasditen e 26 gushtit në selinë e Partisë Socialiste, me kërkesë të 8 anëtarëve të kryesisë, u zhvillua mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila diskutoi rreth organizimit të Kongresit dhe procesit të zgjedhjes së kryetarit të PS-së.
Ndryshimet statutore
Në kongresin e pas dy vjetve që Partia Socialiste pritet të zhvillojë për zgjedhjet e kryetarëve në qendër dhe në rrethe, do të merren në shqyrtim edhe ndryshimet statusore që u lanë jashtë diskutimit në mbledhjen e fundit të kryesisë së PS-së. Të cilësuara si propozime të diktuara nga ndërhyrje pjesore dhe të formuluara në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik, këto propozime u rrëzuan nga kryesia. Zëdhënësja Kodheli tha dje se kryesia vlerësoi të nevojshme kryerjen e një reforme statutore dhe të rregullave që normojnë funksionimin e Partisë Socialiste. “Kongresi duhet t’i hapë rrugë një procesi analize, konsultimi dhe debati të gjerë në parti rreth kësaj reforme, proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t’i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim”, - tha ajo.
Akuza të ndërsjella mes deputetit dhe kryebashkiakut të Vlorës
Islami: Gjika ka shitur votat e PS-së në favor të kandidatit të PD-së
Kreu i Bashkisë e ka quajtur sekretarin për çështje zgjedhore kryekriminel
Debatet brenda Partisë Socialiste për përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit janë zhvendosur në akuza publike për shitje votash dhe afera korruptive. Akuza të ndërsjella kanë hedhur përmes medies sekretari për çështjet zgjedhore në PS Kastriot Islami dhe kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Gjatë një prononcimi për mediet në reagim të akuzave të Gjikës, Islami ka lëshuar akuza të rënda ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës si i përfshirë në afera korruptive, të cilat e kanë shtyrë që të ndihmojë në vjedhjen e votave nga kandidatë të Partisë Demokratikë në Vlorë. “Kryetarë të bashkive socialiste, për fatin e keq, që së pari kanë probleme me drejtësinë; së dyti, që nuk kanë realizuar objektivin elektoral; së treti, në Vlorë gjëmon lajmi jo vetëm midis socialistëve, por midis gjithë popullit të Vlorës se kryetari i bashkisë bashkëpunon ngushtë me ish-deputetë të Partisë Demokratike në ndërtimet që bëhen në Vlorë. Një nga arsyet e mosrealizimit të këtyre objektivave është fakti që ky kryetar ka shitur në favor të një kandidati në pozicionin katër të Partisë Demokratike votat e Partisë Socialiste, meqenëse janë bashkëpunëtorë dhe në ekipin e futbollit të Vlorës”, - deklaroi Islami. Debatet brenda Partisë Socialiste kanë lindur dhe po marrin përmasa të mëdha menjëherë pas ndarjes së përfaqësisë së saj në grupimin “pro” dhe “kundër” rikandidimit të kryetarit aktual Edi Rama për postin e kryetarit të PS-së. Deputeti Islami renditet kundër rikandidaimit të Ramës, duke e arsyetuar atë me mungesë moraliteti pas humbjen së PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit.
Akuzat e Gjikës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika në një prononcim për mediet dy ditë më parë është shprehur në mbështetje të kryetarit të PS-së, Ramës, ndërkohë që e akuzon deputetin Kastriot Islami si kryekriminel të zgjedhjeve. “Islami është kryekrimineli i Partisë Socialiste, ai ka fyer rëndë socialistët vlonjatë dhe elektoratin vlonjat. Edhe pse i tillë, ai ka pasur paturpësinë të mbushë gazetat me lloj-lloj formulash, të cilat treguan moral të ulët politik, por vunë në dyshim edhe diplomën e tij profesionale”, - ka deklaruar kryebashkiaku i Vlorës, njëkohësisht sekretar i partisë për këtë qark.