Kriza greke Standart Poors Faliment selektiv

Agjencia e vlerësimit të aftësisë paguese, Standard & Poor's ka zhvlerësuar sërish kredibilitetin e Greqisë, duke argumentuar se planet e zonës euro për të ristrukturuar borxhet e këtij vendi, konstituojnë falimentin selektiv. Sipas planeve të shteteve të eurozonës, Greqisë i zgjaten afatet kohore në pagimin e borxheve dhe investitorët privatë do të marrin goditje.
Më herët, ishte agjencia Moody’s që uli vlerësimin e kredencialeve greke, ndërsa agjencia Fitch pritet të japë po ashtu një notë të keqe. Standard & Poor's thotë se pasi studioi planin e eurozonës për zgjidhjen e krizës greke, arriti në përfundimin që ristrukturimi i borxhit do të thotë faliment selektiv, sipas kritereve dhe metodologjisë së përdorur nga agjencia.