E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PD-së, më 14 dhjetor

Shkaku i shtyrjes së Kongresit të Partisë Demokratike, i cili do të mbahet dy ditë me vonesë nga dita e parashikuar është vizita e Kryeministrit Berisha në Vatikan për të takuar Papa Benediktin.

Përpara se të marrë votëbesimin e Partisë që ai drejton, kryetari i demokratëve, Sali Berisha, ka preferuar të marrë bekimin nga Papa Benedikti i 16-të. Përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Berisha ngjiti shkallët e murit kinez, ndërsa dy ditë përpara zgjedhjeve në partinë që ai drejton, Berisha shkon të vizitojë Papën në Vatikan. Kryesia e PD-së kishte vendosur të shtunën e 12 dhjetorit si ditën kur do të mblidhej kuvendi zgjedhor ku dhe do të votohet për njeriun që do të drejtojë demokratët. Ndërkohë, deri tani dihet se kreu aktual i PD-së, Sali Berisha, është i vetëm në këtë garë. Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, nga i cili do të dalin dhe anëtarët e kryesisë, si dhe postet kryesore të saj, dy nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm. Ende nuk dihet nëse demokratët do të vendosin në këtë Kuvend, nëse do të ndajnë apo jo poste partiake me ato në qeveri. Do t‘i mbetet 14 dhjetorit për të zbuluar çdo të papritur të zgjedhjeve brenda selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›