E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha dhe Topalli rrenuan Shqiperine

Ka qene i menjehershem reagimi i Partise Socialiste ndaj deklarates dhe akuzave te nenkryetares se PD, njeheresh kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Permes deputetes Olta Xhacka, PS nuk ka munguar t'i kujtoje Topallit se vetem nje here se paku t'i kishte lene te qete shqiptaret, duke mos u kujtuar atyre ndasite, gjuhen e urrejtjes. "Te pakten kete dite te diele, zonja Topalli duhet t'ia kish kursyer shqiptareve fytyren e dasise, gjuhen e urrejtjes, figuren e shpifjes qe i ka te meshiruara ne qenien e saj te pangopur me pushtet dhe te sunduar nga tiparet e persekutoreve te te shkuares", ka qene deklarata e deputetes Xhacka. Sipas te ciles shkaktaret e tere rrenimit te vendit jane vetem dy persona, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. "Jozefina Topalli dhe Sali Berisha jane fatkeqesia e PD po ky s' eshte problemi yne, ne jemi ketu qe ata te mos jene fatkeqesia e Shqiperise qe sot vuan rrenimin ekonomik per shkakun e tyre", ka deklaruar deputetja socialiste, ne reagimin e saj, menjehere pas konferences se shtypit te kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilesoi kongresin e djeshem te PS, si kongresin e 20 viteve me pare..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›