Kongresi i gjinekologjise Topalli Tumoret e femrave si virozat
Reduktimi i rasteve ndaj tumoreve të gjirit dhe qafës së mitrës mbeten sfidat më të mëdha për shëndetësinë shqiptare, por edhe për qeverinë. Numri në rritje i këtyre tumoreve në popullatën shqiptare krahasohet me numrin e pacientëve të prekur nga viroza e stinës.
Kështu u shpreh kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, gjatë kongresit të dytë të obstetrik- gjinekologjisë të mbajtur në Tiranë dhe të organizuar dhe me mbështetjen e ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës. Zonja Topalli u shpreh se duhet të lobohet për një depistim sa më të hershëm të patologjive.
“Shumë punë për të bërë në edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë, të grave në veçanti për të arritur një depistim në shkallë të gjerë dhe për ta kthyer këtë në një realitet për një vetëkontroll, për një ndërgjegjësim të saj. Në vitet e fundit padyshim që ka përmirësim, siç ka nevojë dhe për punë të madhe për të rregulluar shumë gjëra që ende nuk kemi arritur t’i realizojmë” tha Topalli.
Në këtë kongres kanë përshëndetur ministri i Shëndetsisë Petrit Vasili si dhe homologu i tij kosovar. Gjatë këtij kongresi pritet të shkëmbehen ide dhe eksperienca rreth risive në fushën e gjinekologjisë dhe situatën shëndetësore në të dyja shtetet.
Edlira Sulejmani